Moto GP Sport

E PAZAKONTË NË MOTO GP/ Grushte e shkelma në pistë, pilotët zihen mes tyre pas aksidentit (VIDEO)

Në garën e kategorisë Moto 3, zhvilluar një ditë më parë në Doha, protagonistë të një aksidenti kanë qenë dy pilotë: Jeremy Alcoba dhe John McPhee. Ata të dy u përfshinë në një aksident mes tyre në kthesën e parë, duke dalë jashtë piste.

Në atë moment, mes tyre ka nisur një sherr banal, që degjeneroi me grushte e shkelma. U desh ndërhyrja e komisarëve të pistës që situata të qetësohej. Gjithsesi, të dy pilotët janë dënuar nga komisarët në lidhje me garën e ardhshme, në Portimao.

Gjithashtu, pilotët janë gjobitur nga 1000 euro secili dhe garën e radhës do ta nisin nga “pit lane” si dhe do të marrin nga një penalizim prej 10 sekondash (McPhee, që e nisi i pari sherrin) dhe 5 sekonda Alcoba.

Related posts

SOUTHAMPTON – ARSENAL/ Vendasit nuk kanë arritur të fitojnë në 12 ndeshjet e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Nis ndeshja në Yekaterinburg, Egjipti pa Salah kundër Uruguait të Suarez dhe Cavanit

Sadik.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ “Demat” me “kurorën” e kampionit, verilindorët kërkojnë të blindojë vendin e dytë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment