Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 0-0

Ka startuar në orën 16:00, ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës, në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën 31 në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë të gjitha mes këtyre dy skuadrave, teksa ditën e sotme fitorja është detyrim, edhe për ballshiotët edhe për kryeqytetasit.

Skuadra e Orges Shehit ka treguar një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, duke u futur në valën për titull dhe për këtë arsye fitorja duhet me çdo kusht. Nga ana tjetër, Bylisi pas humbi ndeshjen direkte me Skënderbeun, tashmë i sheh korçarët vetëm 2 pikë më pas dhe në rast të një fitore të skuadrës së Memellit sot, atëherë do të zbrisnin në vendin e nëntë, prandaj nuk pranohet në asnjë mënyrë humbja.

LIVE: BYLIS-TIRANA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë

90+2′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr Behiraçe.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

83’ Dominim absolut i Tiranës, që kërkon me ngulm golin e avantazhit. Kësaj here ishte Kale që provoi brenda zonës, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

80′ Largohet edhe Nebihu te Bylisi, në lojë Serxhio Ujka.

80′ Zëvendësim tjetër te Tirana, largohet Vangjeli, vendin e tij e merr Tim Vairinen.

75′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës Giamfi, vendin e tij e merr Elton Kale.

74′ Pranë golit Tirana me Vangjelin, që provon me kokë brenda zonës, pas harimit nga këndi, por topi shkon ngjitur me traversën e portës së mbrojtur nga Hidi.

66′ Erjon Hoxhallari është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

59′ Zëvendësin te Bylisi, largohet Carkanji, vendin e tij e merr Marko Antonio.

55′ Tjetër shans i shpërdoruar nga Tirana, me Ismailgecin. Talenti bardheblu nuk ka arritur të shënojë nga fare pranë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga Ntepe, shumë pranë vijës fatale.

54′ Provon edhe Najdovski me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

50′ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Harkim i Lorran nga e djathta, topi shkon drejt e në duart e portierit Bekaj, ballshiotët pretendojnë se gardiani bardheblu është futur me gjithë top brenda, por për gjyqtarët gjithçka e rregullt!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Provon të rrezikojë edhe Bylisi me Mehmetllarin, por i vëmendshëm aty portieri Bekaj, i cili del me shpejtësi duke grushtuar topin.

40′ Desançiç është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Giamfit.

38′ Seferi provon me një tentativë të rrezikshme me të djathtën brenda zonës, por topi shkon mbi kuadratin e Qirkos.

37′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Ndreca i dëmtuar, vendin e tij e merr Mehmetllari.

33′ Minuta mjaft të mira për Tiranën që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Bylisit.

27′ Sërish Pano Qirko bën shpëtimtarin, duke i mohuar golin e avantazhit Tiranës. Gjuajtja e Giamfit, u ndal nga gardiani i skuadrës ballshiote, teksa më pas ishte Janku që largoi topin shumë pranë vijës fatale.

23′ Rasti i artë për Tiranën, Seferi tregohet egosit duke mos pasuar për Torasën që ishte me portën e boshatisur. Sulmuesi preferoi të gjuante vet, por u ndal nga Qirko që bëri heroin, duke neutralizuar një gol të sigurt.

14′ Bylisi kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Hoxhallari, pas harkimit nga e majta, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj.

10′ Pranë golit Tirana. Qirko bën heroin, duke evituar një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës nga Hoxhallari, pas harkimit të Bathës. Me fat ballshiotët.

4′ Goditje dënimi për Tiranën nga krahu i majtë, provon Batha me një gjuajtje, tentativa e tij ndalet nga muri mbrojtës.

2′ Hadroji për pak sa nuk i dhuron një asist Ismailgecit. Mbrojtësi i Bylisit kthen rrezikshëm topin mbrapa, por nuk kontrollohet nga Ismailgeci. Goditje këndi për bardheblutë.

1′ Ka startuar sfida në “Adush Muça”!

Related posts

VUAJTJET E SARRIT VAZHDOJNË/ Ja dy kandidatët kryesorë për stolin e Chelseat

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME “DJAJTË E KUQ”/ Klopp fajëson: Ato ndikuan tek ritmi i lojës sonë

Delo.autor

Bregu në lot: Luftëtari ‘më bëri burrë’, jam përjetësisht mirënjohës

Sadik.Autor

Leave a Comment