Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti në “Selman Stërmasi”. Rezultati 1-0

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u afruar më shumë me zonën e Europës, që është vetëm 4 pikë larg, pas humbjes së Vllaznisë ditën e djeshme. Nga ana tjetër, pikët janë të domosdoshme edhe për krutanët, të cilët pasi bënë 2 faza shumë të mira në kampionat, tani rrezikojnë seriozisht mbijetesën, teksa Skënderbeun e kanë vetëm 2 pikë pas.

Pritet një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin. Për sa i përket ndeshjeve të këtij sezoni, gjithçka anon nga kryeqytetasit, të cilët kanë triumfuar në dy ndeshje, ndërsa një tjetër u mbyll në barazim.

 

LIVE/ Tirana – Kastrioti 1-0

Hoxhallari 78′

KOMENTI LIVE:

Përfundon sfida!

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

82’ Momente tensioni në “Selman Stërmasi”! Drejtuesit e Kastriotit pretendojnë se nuk është respektuar “Fair-Play” ndaj Tiranës.

77’ GOOOOOOL TIRANA 1-0! Hoxhallari shënon për bardheblutë teksa me një goditje me kokë realizon golin e avantazhit ndaj Kastriotit.

75’ Hoxhallari pretendon për penallti teksa në duel me Dacin ka patur një kontakt midis tyre, edhe këtë herë arbitri nuk akordon penallti.

67’ Tjetër pretendim për penallti për Tiranën, teksa përsëri është Danso i cili pengohet në zonë, por përsëri arbitri kryesor nuk akordon 11-metërsh.

54’ Tirana pretendon për penallti teksa Çela ka një kontant me Danson duke e penguar, por për arbitrin kryesor nuk është 11-metërsh.

53’ Tirana kryen zëvendësimin e parë, futet Danso në vendin e Halilit.

53’ Çela ndëshkohet me karton të verdhë.

52’ Ermir Rezi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

50’ Grent Halili merr një top në sulm, por sulmuesi i Tiranës shkakton faull.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Përfundon pjesa e parë!

30′ Toshevski i shkakton faull Patrik Bardhit, nga ku u mendua se ishte një goditje e fortë, por sulmuesi i krutanëve nuk kishte probleme.

17′ Tirana mbetet në sulm teksa Seferi kishte mundësi të shënonte, por sulmuesi bardheblu ka shkaktuar faull në sulm.

9′ Një dylyftim i dyfishtë, Hoxhallari dhe Moraesh që përplasen me njëri-tjetrin, Hoxhallari mbetet në tokë ndërsa vjen Batha në dylyftim përsëri me Moraesh i cili mbetet në tokë. Nuk ka problem për të dy lojtarët të cilët vijojnë lojën.

6′  Goditje këndi për Kastriotin topi shkon tek Husein i cili nga jashtë zone provon, por topi devijohet nga mbrojtja e Tiranës.

1′ Starton sfida

Related posts

JUVENTUSI REALIZON TË PAMUNDURËN/ “I falet” Ronaldos dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

SONDAZHI NË FRANCË/ Neymar ka pësuar një dëmtim serioz, ja kush është fajtori kryesor…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 11 minutash lojë, Dybala ndëshkon Zenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment