Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teuta mposht me përmbysje Kastriotin dhe hedh një hap gjigant

Teuta kalon një nga provat më të forta në transfertë në fundin e këtij sezoni, duke mposhtur Kastriotin me shifrat 1-2, në një ndeshje që rezultoi më e lehtë nga sa parashikohej. Skuadra e Edi Martini mori një trepikësh të artë dhe tashmë hedh një hap gjigand drejt titullit kampion, që i mungon prej 27 vitesh.

Në pjesën e parë shënoi një gol mjaft të bukur Lorenco Vila, ndërsa në fillimin e së dytës dyfishoi Dejvi Bregu. Kastrioti rihapi takimin me një supergol të Ermir Rezit, por vetëm kaq, pasi më pas nuk bëri asgjë për të shkuar te barazimi. Durrsakët e administruan mirë lojën dhe mund të kishin shënuar gola të tjerë, por Krasniqi, Bregu dhe E.Vila shpërdoruan disa raste.

Related posts

12 yjet që dëmtimet u kushtuan pjesëmarrjen në botëror

Sadik.Autor

E RËNDË/ TRAGJEDI NË FUTBOLL: 13 vjeçari VDES pas përplasjes së fortë me…

Isa.Autor

RINIS “DASHURIA” INTER-KUMBULLA/ “Zikaltërit” përgatisin planin për të veshur zikaltër mbrojtësin e talentuar

Delo.autor

Leave a Comment