Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDOJNË PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Drejtuesit “bardheblu” të gatshëm për të rikthyer sulmuesin…

Edhe pse do më shumë se një muaj nga nisja e merkatos së verës, bardheblutë kanë ndezur motorët e kërkimit për lojtarët e rinj të Tiranës së sezonit 2021-2022.

Qëllimi i bardhebluve është afrimi i disa futbollistëve, sidomos në repartin e avancuar. Në krye të listës është dëshira kryesore. Një sulmues i njohur. Duke parë që skuadra është duke vuajtur shumë për golin, bardheblutë kanë si qëllim të afrojnë këtë verë një lojtar që di të shënojë. Muçi ka ikur, ndërsa Vairinen nuk garanton asgjë, si për gola ashtu edhe të mbajë repartin vetëm siç bënte sezonin e shkuar Majkëll Ngo.

Pikërisht anglezi mund të jetë një surprizë e bardhebluve, gjithmonë nëse nisin bisedimet dhe palët bien dakord për rrogën. Fakt është se skuadrës i ka munguar anglezi. Disa nga senatorët e ekipit gjatë këtij sezoni ia kanë shprehur haptazi presidentit Halili, që Ngo, edhe pse me dhjetëra të këqija që ka në karakter, vlen për sulmues.

Madje, senatorët kanë pranuar që anglezi mund të kishte bërë shumë mirë në repartin e sulmit së bashku me Seferin, duke i mundur vetëm ekipet e vogla, siç bëri sezonin e shkuar.

Related posts

NDESHJA CHAMPIONS/ Lojtari që i shënoi Tottenhamit po mban agjërim

Delo.autor

EPISODI SPAL-FIORENTINA/ VAR-i rishkruan historinë në Serinë A, ja arsyeja

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Sfidat e para, Ajaksi pranë golit, CSKA kalon në avantazh

Isa.Autor

Leave a Comment