Futboll Sport

MERAKTO E VERËS/ Derbi i Turqisë për Muriqin, dy klubet e mëdha duan shërbimet e sulmuesit

Para disa ditësh u përhapën disa lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga Lacio madje mediat shkuan dhe më tej teksa duke pretenduar se shtatlarti aosovar kishte kërkuar rikthimin te ish skuadra e tij e Fenerbaçes.

Ditën e sotme, gazeta turke “Aspor” publikoi një lajm ku rivalët e Fenerbaçes, Beshiktashi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Muriqit.

Beshiktashi është drejt titullit kampion të Turqisë dhe një numër të lartë lojtarësh u skadon kontrata këtë verë, teksa kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin tjetër dhe emri i Muriqit shihet si ideal për sulmin, pasi futbollisti dardan e njeh mjaft mirë kampionatin turk.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muriqit, por vera do të rezervojë një merkato të nxehtë për sulmuesin shtatlartë.

Related posts

RIKTHIMI TEK BARCELONA/ Viktor Valdes refuzon ofertën e presidentit Laporta, ja shkaku…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Lille-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

E BUJSHME/ I skadon kontrata pas një viti, Serxhio Ramos në shënjestrën e Paolo Maldinit

Delo.autor

Leave a Comment