Futboll Seria A Sport

MOURINHO U ZYRTARIZUA TEK STOLI I ROMËS/ Ja ku renditet mes 10 trajnerëve më të paguar në botë…

Jose Mourinho është përsëri pjesë e trajningut. Vetëm 15 ditë pasi u shkarkua nga Tottenham, portugezi u zyrtarizua në stolin e Romës. “Special One” do të zëvendësojë Paulo Fonseca në fund të këtij sezoni. Sipas korrespodentit të BeIN Sports, Tancredi Palmeri, Mourinho ka ndërprerë marrjen e pagës nga “Spurs” për t’u bashkuar me verdhekuqtë. Ai po fitonte 16 milionë € në vit te Tottenham, ndërsa do të paguhet 7 milionë € në vit nga Roma.

Tottenham, gjithashtu do t’i paguajë atij 9 milionë euro në vit për dy sezonet e ardhshme. Kjo do të thotë se do të fitojë 39 milionë euro gjatë tri viteve të ardhshme. Por, si krahasohet kjo pagesë me trajnerët më të mirë në botë? Palmeri ka renditur 10 trajnerët më të paguar në botë, pas emërimit të Mourinho në stolin e Romës.

Mauricio Pochettino – 7 milionë € në vit

Hansi Flick – 8 milionë € në vit

Carlo Ancelotti – 8 milionë € në vit

Jurgen Klopp – 10.5 milionë € në vit

Antonio Conte – 11 milionë € në vit

Zinedine Zidane – 12 milionë € në vit

Fabio Cannavaro – 12 milionë € në vit

Jose Mourinho – 13 milionë € në vit

Diego Simeone – 15 milionë € në vit

Pep Guardiola – 23 milionë € në vit

Mourinho është ende në mesin e tre trajnerëve më të paguar në botë. Kryeson Guardiola, i cili fiton çdo qindarkë të mundshme për suksesin që po sjell te Manchester City. Fabio Cannavaro është trajneri i vetëm në “top 10”, që nuk drejton në Europë, por në Kinë.

Related posts

HISTORI E VEÇANTË/ Nëna futbolliste, azilant në manastir. Ja të gjitha sekretet e “profesorit” Jorginho

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Juventus-Malmo. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Delo.autor

Leave a Comment