Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Giroud, Maldini përgatit goditjen e radhës dhe shitjen 30 milionëshe

Pas blerjes së Maignan, Milan është shumë afër Giroud.

Me ofertën e një kontrate dyvjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon, kuqezinjtë kanë bërë përparime në negociatat për sulmuesin francez, kontrata e të cilit me Chelsea-n skadon në fund të qershorit.

Megjithatë, objektivi i Maldini-t është që të vazhdojë fushatën e përforcimeve për Champions League duke mos përjashtuar edhe ndonjë shitje fitimprurëse.

Sipas Tuttosport, synimi i kuqezinjvë është të realizojnë një tjetër operacion të ngjashëm me atë që çoi në Milanelo Hauge. Në fund, po vlerësohet edhe shitja e Leao, i cili do të lihej i lirë të largohej nga kuqezinjtë para një oferte prej 25-30 milionë eurosh.

Related posts

ZYRTARE/ Juventus shkarkon Igor Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit

F.autor

PARA FINALES CHAMPIONS ME LIVERPOOLIN/ Kane lë pas dëmtimin: Ne jemi këtu për të…

Delo.autor

AKUZA E ÇUDITSHME/ Trajnerin gjerman e hetojnë për certifikatë vaksinimi false

Delo.autor

Leave a Comment