Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mourinho e do me çdo kusht në ekip, ja detajet e ofertës së Romës për sulmuesin “axurr”…

Enigma e qendërsulmuesit. Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, hap “ankandin” për shitjen e Belotti. Kreu i “granata”, në fund të ndeshjes kundër Lazio la të kuptohet se e ardhmja e qendërsulmuesit do të shkruhet. Bomberi axurr, i cili ka kontratë deri më 2022, mbetet shënjestër e Romës. Verdhekuqtë tashmë kanë lëvizur dhe mund të përfshijnë lojtarë të rinj në negociatat me Torinon.

Cairo për Belottin tha: Do të flas me të, do të shihemi së shpejti, dua të kuptoj se çfarë dëshiron të bëjë”. Pastaj, dje përsëriti: “Drejtori ynë sportiv, Davide Vagnati, tashmë po flet me agjentin e tij dhe unë duhet ta bëj gjithashtu. Ne duhet ta kuptojmë mirë se çfarë dëshiron lojtari dhe çfarë duam ne si klub”.

Cairo e di që kapiteni nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, që i skadon. Ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme për rinovim. Në javët e fundit skenari ka ndryshuar, largimi duket i pashmangshëm. Roma mbetet në “dritare”. Mourinho është një admirues i Belotti, e donte atë qysh vitin e kaluar te Tottenham. Klubi kryeqytetas kishte bërë një propozim të parë nëntë muaj më parë, me formulën e huazimit dhe detyrimin e blerjes, por në atë rast Cairo refuzoi me vendosmëri.

Sot duket më i gatshëm të takojë qendërsulmuesin. Tiago Pinto tashmë ka filluar kontaktet, Torino fillon nga një kërkesë për 30 milionë euro, por qendërsulmuesi është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër brenda gjashtë muajsh, çka nënkupton një shifër më të ulët. Sot, Belotti fiton pak më shumë se 2 milionë euro në Torino, Roma do t’i ofrojë atij një kontratë prej 3.5 milionë në sezon. Vetë lojtari 27-vjeçar dëshiron të shkojë në një klub për të fituar dhe faktori “Mourinho” mund të jetë vendimtar.

Milani ka qenë pas tij për disa kohë, Massara dhe Maldini janë dy admiruesit e sulmuesit të “granatave”. Por, nëse skuadra kuqezi mbetet jashtë Champions-it, shanset ulen ndjeshëm. Javët e fundit, pista që të çon në Romë duket të jetë më e nxehta. Cairo preferon të presë Europianin, i cili mund ta rrisë çmimin e sulmuesit, në mënyrë që ta përmbyllë sa më mirë “ankandin”.

Related posts

BUZËQESH BARCELONA/ Sulmuesi i gatshëm për teknikun Koeman

Delo.autor

Vonon rinovimi me Bayernin, Robben kërkohet nga Besiktasi

Sadik.Autor

Rënditja dhe formacioni i kësaj jave në Premier Legue

Isa.Autor

Leave a Comment