Futboll La Liga Sport

“MESSI? NEGOCIMI VAZHDON”/ Presidenti Laporta rrëfen: Koeman? Nuk kemi nxitim. Guardiola? I uroj…

“Messi? Ai e do Barcelonën dhe ne të gjithë duam që të qëndrojë. Jemi duke punuar në rinovimin e tij, për t’i ofruar kontratën më të mirë të mundshme. Shpresojmë që ai të pranojë”. Këto janë fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, në një konferencë të gjatë për shtyp, në të cilën foli, përveç të ardhmes së argjentinasit, edhe për të ardhmen e klubit blaugrana. Shumë pyetje në lidhje me Koeman, e ardhmja e të cilit është gjithnjë e më e pasigurt:

I respektojmë rezultatet që ai ka arritur dhe, siç i kam raportuar tashmë, do t’i vlerësojmë në fund të sezonit. Koeman ende ka një kontratë, kështu që do të flasim dhe pastaj do të vendosim për qëndrimin e tij me qetësi, pa nxitim. Unë kam shumë respekt dhe admirim për të. Sidoqoftë, është një trajner që nuk u zgjodh nga ne, por nga drejtuesit e mëparshëm. Do të marrim vendimin më të mirë për Barcelonën”.

Presidenti pastaj foli për situatën ekonomike të klubit (“ne u detyruam të shkurtojmë pagat dhe ulim kostot”) dhe rrjedhimisht projektin e Superligës: “Kur u bashkuam në projekt ishte tashmë shumë i avancuar. 11 klube kishin vendosur të bashkoheshin, gati për kompeticionin e ri. Ishte e rëndësishme që Barcelona të bashkohej gjithashtu, sepse jemi një nga klubet më të mira në Europë. Futbolli duhet të zhvillohet disi, shumë klube po përballen me probleme serioze ekonomike, prandaj e kemi mbrojtur vendin tonë në Superligë”.

Laporta, megjithatë, u hap për dialog me UEFA-n: “Unë duhet të mbroj interesat e Barcelonës, që aktualisht po përjeton një situatë delikate ekonomike, por gjithashtu duam ta bëjmë futbollin të qëndrueshëm. Jemi të hapur për dialog me Tebas dhe Ceferin, duam të gjejmë zgjidhje të reja. Klubet e mëdha janë goditur nga kriza dhe kjo përfundimisht do të godasë edhe ato më të voglat”.

Mbi trajnerin, shumë pyetje lidhen me pasardhësin e mundshëm të Koeman: “Ka shumë trajnerë shumë të mirë që dëshirojnë të vijnë këtu, por ne do ta marrim vendimin. Ësshtë e nevojshme të kemi takime dhe një periudhë reflektimi. Guardiola? Unë uroj që të fitojë Ligën e Kampionëve. Do të doja shumë që, përveç triumfit me Barçën, ta fitojë Champions-in edhe me Manchester City. Me të dhe me Manchester City jemi miq, shpresoj që ata të fitojnë. Xavi? Ai po ndjek një farë rruge, është një temë delikate, sepse po flasim për një mik dhe kjo e ndërlikon gjithçka. Përvoja ju ndihmon të merrni vendime. Dhe përvoja më sugjeron që tani situata është ndryshe nga ajo që na bëri të shkojmë nga Rijkaard te Guardiola”.

Laporta pastaj foli për sezonin e sapo përfunduar nga Barcelona, më shumë për anët negative se sa pozitive: “Këtë sezon ka pasur shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Ndaj PSG, loja ishte një katastrofë, por në kthim luajtëm me kokën lart. Kemi treguar se mund të jemi superiorë. Duhet të jemi më konkurrues, mesazhi nuk duhet të jetë i tillë: nëse nuk humbasim, asgjë nuk ndodh. Ne jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë. Qëllimi ynë është të forcojmë skuadrën. Për prurjet e reja do të flasim nga java tjetër. Ju do ta shihni menjëherë rezultatin e punës sonë të palodhur”.

Related posts

“No Lewandowski, no party”/ Polaku është garancia e vetme e Bayernit në këtë KAOS

Isa.Autor

NDIZET “EL CLASICO”/ “Pleshti” me asist “MAGJIK”, Ansu Fati nuk gabon (VIDEO)

Delo.autor

SKUADËR PËR TITULL KAMPION/ Interi gati të transferojë edhe 4 lojtarë të tjerë

F.autor

Leave a Comment