Futboll

MERKATOJA/ Njihuni me 10 lojtarët që kërkojnë transferim gjatë janarit

Afati kalimtar i janarit tashmë i ka vënë në lëvizje klubet, pasi që shumë futbollistë kanë lënë të kuptohet se nuk janë të lumtur me situatën e tyre në klubet përkatëse, qoftë kjo për shkak të minutave të lojës, trajnerit apo ofertës nga ndonjë klub më i madh.

Ndryshimi që bëri UEFA, duke i lejuar lojtarët të luajnë në Ligën e Kampionëve për ekipin e ri edhe nëse kanë bërë paraqitje po atë sezon me një klub tjetër, ka shërbyer si motivim për shumë klube që të jenë më aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.

Adrien Rabiot – Paris Saint-Germain

Largimi i Rabiotit nga PSG-ja është spekuluar tash e një kohë të gjatë. Mesfushori është larguar nga projekti i trajnerit pasi që nuk pranoi të nënshkruante kontratë të re me klubin. Kontrata e tij përfundon në qershor, mirëpo ai mund t’i fillojë negociatat për transferim të lirë me klube të tjera qysh nga janari.

Drejtuesit e klubit francez e kanë akuzuar Barcelonën se nuk i ka respektuar rregullat e transferimit dhe i ka ofruar francezit kontratë pa e kontaktuar fillimisht klubin. Klubi katalonas e ka mohuar këtë akuzë përmes një deklarate, ku thuhet se klubi nuk ka asnjë marrëveshje me Rabiotin.

Mesut Ozil – Arsenal

Pjesa e parë e sezonit 2018/2019 ka qenë mjaft e vështirë për mesfushorin gjerman me origjinë turke, aq e vështirë sa tani e ardhmja e tij me klubin londinez është vënë në dyshim. Ozil nuk ka qenë i përfshirë në 1/3 e ndeshjeve të Arsenalit gjatë këtij sezoni.

Kjo gjë ka ndodhë pasi që raportohet se marrëdhëniet e tij me trajnerin e ri, Unai Emeryn, nuk janë aspak të mira. Nëse ai vendos të largohet nga Arsenali, atëherë kthimi në Real Madrid është një nga mundësitë për të.

Isco – Real Madrid

Situatë të ngjashme me Ozilin në Arsenal ka Isco në Real Madrid, pasi që trajneri i ri, Sanitago Solari, duket se nuk e ka shumë në qejf spanjollin, të cilin nuk e aktivizon për shumë minuta gjatë ndeshjeve.

Për këtë arsye, një huazim në Arsenal si pjesë e një marrëveshjeje për transferimin e Ozilit mund të jetë në të mirë të të dy skuadrave.

Cesc Fabregas – Chelsea

Mesfushori spanjoll e ka bërë vetëm një paraqitje gjatë këtij sezoni në Premierligë me trajnerin e ri, Maurizio Sarrin. Përderisa kontrata e tij nuk përfundon deri në qershor, ai mund të kërkojë të largohet nga klubi londinez qysh në janar, pas interesimit nga Milani dhe Monaco.

Denis Suarez – Barcelona

Suarez ka rënë edhe më poshtë në radhën e lojtarëve që presin për një vend në formacionin e parë të Barcelonës, për shkak të transferimit të Arthurit dhe Arturo Vidalit. Tani që pritet edhe transferimi i Rabiotit, Suarez mund ta pranojë ofertën e bërë nga Arsenali.

Gonzalo Higuain – Milan

Argjentinasi u transferua në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit si huazim për një vit me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Megjithatë, për shkak se Sarri i Chelseat e do atë në skuadër, ai mund të transferohet si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin Morata – Higuain

Alberto Moreno – Liverpool

Moreno nuk është aktivizuar gjatë këtij sezoni as pasi u kthye nga lëndimi, pasi që në pozitën e tij tani trajneri Jurgen Klopp e preferon Andy Robertsonin. Ai është shprehur i pakënaqur me këtë dhe e akuzuar Kloppin se nuk e ka trajtuar mirë, por ka bërë të ditur se ende nuk është në dijeni për interesimin e ndonjë klubi për të.

Radamel Falcao – Monaco

Përkundër që është 32-vjeçar dhe gjatë karrierës është përballur me një numër të lëndimeve serioze, Falcao mbetet një lojtar i dëshiruar nga shumë klube. Për shkak të formës së keqe të Monacos, ai mund të vendosë t’i pranojë ofertat e Atletico Madridit ose River Plate këtë janar.

Malcolm – Barcelona

Malcolm ka qenë në Barcelonë për më pak se gjashtë muaj, por thashethemet për largimin e tij tanimë kanë filluar. Ai dëshiron ta sigurojë një vend në Kupën e Amerikës, megjithatë ai nuk është aktivizuar për mjaft shumë minuta këtë sezon dhe kjo mund t’ia rrezikojë atij vendin në këtë turne.

Paul Pogba – Manchester United

Para disa ditëve, Pogba pritet të ishte lojtari më i kërkuar gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të mosmarrëveshjeve me Jose Mourinhon. Megjithatë, tani ai e ka trajner Ole Gunnar Solskjaer dhe duket mjaft i lumtur me situatën në klub.

Përderisa, shkarkimi i portugezit e ka qetësuar situatën në klub, Manchester Unitedi ende rrezikohet për yllin e skuadrës nga Juventusi, PSG-ja e Barcelona.

Related posts

SKANDAL/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona po e transferon mbrojtësin spanjoll nga Premier Liga

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Legjenda e Man Unitedit “GRUSHTON” fotografin dhe MERR dëmshpërblim

Isa.Autor

Leave a Comment