Futboll Sport

MORI FTESË NGA KOSOVA/ Ish-futbollisti i Superiores: Është vetëm fillimi i një rrugëtimi

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit, David Domgjoni mori për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës pas paraqitjeve pozitive që zhvilloi këtë sezon në Turqi me skuadrën e Menemensporit.

24 vjeçari në një intervistë për “Gazeta Blic Sport” u shpreh mjaft i lumtur për këtë arritje duke u shprehur se ky do të jetë për të vetë fillimi i një rrugëtimi.

“Pa dyshim që është emocion, nder dhe krenari, në të njëjtën kohë do të kemë mundësinë të japë kontributin tim në kombëtaren e Kosovës. Gjithashtu do të japë maksimumin tim që kjo ftesë të jetë vetëm fillimi i këtij rrugëtimi.

“Në radhë të parë dua t’i falënderojë për mesazhet dhe mbështetjen e vazhdueshme që kam marrë nga “Dardanët” dhe ju premtojë që çdo mbështetje e tyre do të jetë një motiv më shumë për të vazhduar përpara këtë rrugëtim dhe për t’i bërë ata krenar duke dhënë gjithçka nga vetja”, u shpreh mbrojtësi.

Domgjoni ka një karrierë të pasur në Shqipëri, duke luajtur për disa vite me Tiranën, Kastriotin dhe së fundmi Laçin para se të transferohej tek turqit e Menemensporit.

Gjithashtu 24 vjeçari është aktivizuar dhe për Shpresat U17 dhe U19 të Shqipërisë, por u thirr nga tekniku Shaland në prag të miqësoreve që Kosova do të luajë në fillim të qershorit.

Related posts

THUR ELOZHE PËR YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Trajneri Giggs: Nuk mendoja se ishte kaq i fortë

Delo.autor

MERKATO E JANARIT PO AFRON/ Kane: Nuk keni nevojë të blini lojtar, ne jemi…

Delo.autor

BARCELONA APO PSG? Ndërlikohet situata e Neymar. Pritet…

F.autor

Leave a Comment