Bundesliga Futboll Sport

U SHPALL FUTBOLLISTI MË I MIRË I VITIT 2020 NGA FIFA/ Lewandowski tremb Bayern: Ka ardhur momenti që…

Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë për momentin dhe pak dyshime ka!

Bomberi polak u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga FIFA, ndërsa këtë sezon shënoi 41 gola në Bundesligë, duke thyer e parakaluar një legjendë si Gerd Muller (40 gola).

32-vjeçari ka dhënë një rrëfim për Canal + dhe ideja për të provuar një aventurë të re dhe për të njohur një tjetër kulturë, e tundon.

Rekordi i golave? I dukej i paarritshëm, por ja doli!

“Unë jam një tip me mendje të hapur. Bayerni është fantastik, klubi është madhështor dhe qyteti fantastik. Gjithsesi, unë kam gjithmonë kuriozitet për të njohur kultura të reja. Ama, nuk e di nëse do të njoh një kulturë të re si futbollist aktiv apo pasi të mbyll karrierën.

Kjo edhe prej faktit që mungova në disa ndeshje, kam qenë i dëmtuar për një pjesë të sezonit. Nuk e ndjej madhështinë e thyerjes së rekordit. Realisht nuk e ndjej, por ndoshta është më mirë kështu“, thekson sulmuesi polak i rekordmenëve të futbollit gjerman.

Related posts

GAFË E PAFALSHME/ Tentoi të realizonte si “Panenka”, shikoni penalltinë e humbur nga sulmuesi shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ DYNAMO KYIV/ Morata dhe Chiesa komentojnë suksesin në Champions dhe pranojnë “objektivin”

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Barcelona largon yllin, arrin marrëveshjen me rivalët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment