Futboll Kategoria Superiore Sport

“NDESHJA E RËNDËSISHME E SEZONIT”/ Trajneri Memelli: Ju tregoj pse duhet të bëjmë kujdes nga Apolonia

Skënderbeu do të përballe ditën e nesërme me Apoloninë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për korçarët pasi luajnë kundër një kundërshtari pa objektiva dhe 3 pikët mund të jenë të arta për mbijetesën në këtë pikë të sezonit.

Prag sfidës së nesërme, trajneri i korçarëve analizoi gjendjen e skuadrës dhe u shpreh se pavarësisht se Apolonia është pa objektiva duhet pasur kujdes pasi presioni nuk ekziston mbi ta dhe u jep lirinë të luajnë lirshëm.

Forma e mirë: ”Rezultatet e mira njëra pas tjetrës na japin besim dhe forcë të ecim përpara. Është një ndeshje po aq e rëndësishme sa të tjerat, për të mos thënë më e rëndësishmja e sezonit sepse do na krijonte siguri në vetvete si skuadër dhe staf për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Objektivi: “Të tria ndeshjet janë finale. Të gjithë skuadrat që luajnë për mbijetesë do të bëjnë më të mirën. E rëndësishme është të mendojmë për ndeshjen e nesërme me Apoloninë”.

Ndeshja: “Apolonia është një skuadër që ka dalë nga objektivat dhe kur ndodh kjo skuadrat kanë një lirshmëri psikologjike në lojën e tyre. Shprehen më mirë dhe nuk kanë presionin e javëve të mëparshme. Ne duhet të jemi seriozë dhe të japim maksimumin”.

Situata në skuadër: “Mara është me katër kartonë të verdhë. Mensah ka pasur një problem në shpatull dhe besoj se do të jetë në fushë kundër Apolonisë. Sa i takon Elvi Berishës, për të do të vendosim pas seancës së fundit stërvitore. Kemi 24 lojtarë dhe kushdo që luan ka besimin tonë dhe do bëjë më të mirën”, e mbylli fjalën e tij Migel Memelli.

Related posts

U LARGUA NGA MILAN/ Portieri Donnarumma pa klub, nuk ka asnjë ofertë konkrete. Gati të bëjë prapakthehu

Delo.autor

NDËRTHURJA E TRADICIONALES ME MODERNEN/ Klubi i Premier prezanton “fortesën” e re “high-tech” (VIDEO)

Delo.autor

MESSI I NJËJTË/ Krizë “bomberash” në La Liga: Ku janë Benzema, Costa dhe Griezmann?

Isa.Autor

Leave a Comment