Futboll Sport

TRIUMFON NDAJ LITUANISË/ I papërmbajtshëm Ronaldo, ja rekordi që ka thyer në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo theu një tjetër rekord me fanellën e kombëtares portugeze.

Sulmuesi 34 vjeçar u ngjit në krye të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Vendi i parë mbahej nga Robie Kean me 23 gola, dhe në vendin e dytë qëndronte Ronaldo me 21 të tillë.

Mirëpo me katër golat e shënuar në mbrëmjen e sotme ndaj Lituanisë CR7-ta u ngjit në kuotën e 25 golave duke lënë pas Kean. Duhet theksuar se irlandezi e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

“Ylli” i Portugalisë ka dhe 4 ndeshje të tjera në dispozicion për ta thelluar dhe më tej këtë rekord.

Në këto eliminatore Portugalia do të përballet dy herë me Luksemburgun, një herë Ukrainën dhe një herë tjetër me Lituaninë.

Related posts

Luftëtari me hap Evrope, Flamurtari merr frymë

Sadik.Autor

BEFASON RONALDO: Ja pse u LARGOVA nga REALI, te JUVJA nuk erdha për…

Isa.Autor

Golashënuesi më i mirë kthehet te Manchester City…

Sadik.Autor

Leave a Comment