Futboll Seria A Sport

NGA DE PAUL TEK EDIN DZEKO/ Ja emrat që do e kthejnë konkurruese Inter-in në kupat e Evropës…

Interi është shpallur kampione e Italisë 4 javë para mbylljes zyrtare të kampionatit italian të futbollit.

Dhurata për Interin erdhi nga Sassuolo, e cila mundi të dilte barazim me Atalantën, ekipin që renditet e dyta në tabelën e klasifikimit në “Serie A”. Teksa llogaritë për kampionatin janë mbyllur, drejtuesit zikaltër së bashku me trajnerin Antonio Conte, i kanë kthyer sytë nga merkato verore, e cila është fare pranë.

Investimet që do të bëhen janë në mesfushë dhe sulm. Më i përfoluri për t’u transferuar në Milanon zikaltër gjatë verës, është mesfushori argjentinas, Rordrigo De Paul. Ai është dhe kapiten i Undineses, e kërkesat e presidentit Pozzo për të nuk janë të pakta. Për ta lënë të lirë lojtarin, në undine kërkojnë të paktën 35 milionë euro, shifër kjo tepër e latë për kasat zikaltër, e cila po përballet dhe me krizën e shkaktuar nga pandemia. Nuk përjashtohet mundësia që për të ulur kostën e kartonit të argjentinasit, në ofertë të përfshihen disa lojtarë të rinj, futur këtu edhe Pinamontin, i cili është kërkuar edhe në të kaluarën nga Undinese.

Sakaq, me të kuqe nga drejtuesit është rrethuar edhe suedezi i Bolognas Mattias Svanberg, lojtar i klasit 1999. 22-vjeçari ka bërë shumë mirë në drejtimin e trajnerit Sinisa Mihajloviç dhe është konsideruar si surpriza e vërtetë e këtij sezoni.

Bologna e vlerëson lojtarin 25 milionë euro, por në marrëveshje mund të futet Radja Nainggolan, lojtar i cili pëlqehet së tepërmi nga drejtori sportiv i Bolognias, Ëalter Sabatini. Interesi i Interit është dhe për një lojtarë krahu.

Emrat më të përfolur janë Emerson Palmeri i Chelsea-t, një njohje e vjetër e Contes, që në kohën që tekniku drejtonte londinezët. Por nuk duhet përjashtuar edhe pista Nicolas Tagliafico, i cili shihet gjithmonë si opsioni dytë pas italo-brazilianit. Në listën zikaltër është dhe një sulmues, që do të jetë zëvendësues i Lukakut ose Lautaro Martinez, kur ata të ndihen të lodhur.

Emrat janë të njëjtë. I pari është Edin Dzeko. Boshnjaku është i preferuari i Contes dhe një afrim i tij tek Interi në merkaton verore, nuk mund të përjashtohet aspak. Ndërsa alternativa e tij është Oliver Giroud.

Të dy lojtarët, mund të merren me një çmim ‘loë cost’ duke iu referuar moshës së sulmuesve, por edhe mosmarrëveshjeve që kanë pasur me klubet ku luajnë aktualisht.

Related posts

FOTO/ Lorik Cana viziton Lazion, takohet me shokët e ngushtë

Q.Autor

GODITI ME SHQELM MBROJTESIN E SKENDERBEUT/ Ja dënimi i ashpër për trajnerin Ndreu

F.autor

11 trajnerët më të paguar në botë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment