Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me shumë ndryshime, Shehi me 11-she ofensive. Ja formacionet e mundshme…

Partizani i Ilir Dajës është rreshtuar gjithmonë me skemën 4-3-3, disa herë me ca ndryshime të vogla, siç ishte transferta e Korçës ku trajneri i të kuqve vendosi dy mesfushorë si Broja e Murataj para mbrojtjes, e Ferhan Hasanin si fantazist.

Por, në ndeshjen derbi të ditës së sotme, Daja mund të surprizojë trajnerin Shehi të Tiranës, duke ndërruar tërësisht formacion. Me lojtarët që ka në dispozicion, Daja ka fleksibilitetin të provojë dhe një skemë të re, ajo 4-4-2.

Lojtarët nuk ndryshojnë, por për të fituar sfidën, Daja do ta shtyjë më përpara Çinarin në ndihmën e Zhuniorit në qendër të sulmit.

Tirana u ka dhënë fund dje pasdite në “Selman Stërmasi” përgatitjeve për ndeshjen me Partizanin. Trajneri Orges Shehi ka bërë një analizë me skuadrën.

Qëllimi i tij ka qenë ndërtimi i një skeme për të bllokuar njeriun më të rrezikshëm të Partizanit, Jasir Asanin. Për sa i përket formacionit mund të ketë surpriza me Halilin, Dansonë dhe Kalenë që mund të jenë në fushë nga minuta e parë.

Gjithsesi, modelet për të ndërtuar formacionin janë disa. Shehi ka pranuar se vetëm pak orë para derbit do të vendosë për më të mirët që do të luajnë.

Një opsion është edhe Toli në mesfushë dhe tërheqja në mbrojtje e Toshevskit.

Related posts

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

RIHAP SFIDËN NDAJ ROMËS/ Theo Hernandez i tregon “Kuqezinjve” si shënohet, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Juventus, këto janë 6 “dhuratat” që Allegri do për Champions-in

Sadik.Autor

Leave a Comment