Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtësi Doka: Është një ndeshje e rëndësishme në futbollin shqiptar, ja pse fitojnë “Bardheblutë”

Në sezonin që fitoi titullin e 25-të zyrtar, Tirana triumfoi përballë rivales historike me rezultatin e thellë 5 me 1. Një prej atyre që e kanë shijuar jo vetëm titullin, por edhe këtë fitore, Albi Doka, për “Panorama Sport” tregon emocionet e një përballjeje të tillë, skuadrën që dëshiron të fitojë. Mbrojtësi i shpallur dy javë radhazi në formacionin më të mirë në Kroaci, parashikon triumfuesin në këtë sfidë si dhe përcakton sipas tij një prej futbollistëve që mund të jetë vendimtar për bardheblutë. Mbrojtësi i djathtë i Goricës dhe Kombëtares tregon ëndrrën e madhe në karrierë si dhe zbulon futbollistin më të vështirë për t’u markuar nga të kuqtë në nëntë ndeshjet derbi që ka zhvilluar me skuadrën e parë të Tiranës.

Dy javë radhazi në formacionin më të mirë në Kroaci. Doka, si është ky moment për ju?

Fatmirësisht, po kaloj një formë të mirë. Jam aktivizuar dhe kam dalë në formacionin e javës këtu në Kroaci për të dyja ndeshjet e fundit. Jam shumë i kënaqur për këtë, pasi për ne ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë kundër Osijekut të vendit të dytë. Fituam 1-0 dhe kjo më gëzon me shumë se çdo gjë tjetër.

Si e ndieni veten në këtë fund sezoni?

Ndihem shumë mirë. Kam fituar eksperiencë, kam mësuar shumë gjëra dhe besoj që ky vit i parë për mua mund të konsiderohet pozitiv. Uroj dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Doka, luhet derbi këtë të enjte. Mendimi apo kujtimi i parë që ju shkon në mendje?

Fitorja 5 me 1 ndaj Partizanit në shkurtin e vitit të shkuar (qesh…). Derbi të krijon një ndjesi të veçantë kur e përgatit për ta luajtur. Është një ndeshje e rëndësishme në futbollin shqiptar dhe këtë vit janë të dyja ekipet që pretendojnë për objektiva të rëndësishëm.

A ka vend t’ju pyes për një parashikim?

(Qesh…) Dihet përgjigja. Dëshira ime është që të fitojë Tirana. Pse mendoni se mund të fitojë Tirana? Unë e shoh nga larg këtë vit, jashtë skuadrës dhe jashtë emocioneve të drejtpërdrejta për garën dhe objektivat. E si i tillë, dua që ta shoh Tiranën me më pak presion në krahasim me Partizanin. Mendoj se kjo do të ndikojë pozitivisht te Tirana, pasi në fund të fundit, nëse sot mbaron kampionati, Partizani është ai që ishte më afër titullit dhe Tirana ka më pak për të humbur. Mbetem me shpresën që do të jetë një ndeshje argëtuese për të gjithë dhe të gjej parashikimin për fitoren e Tiranës (Qesh…).

Sipas jush, kush mund ta vendosë këtë derbi?

Do them dy. Mendoj se mund të jetë Batha ose Hoxhallari.

Related posts

Tifozllëku për Kroacinë, trajneri i njohur kritikon politikanët

Isa.Autor

IRRITOHET ANÇELOTI/ Serbët “profesionistë” vetëm për të vonuar lojën dhe…

Isa.Autor

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

Leave a Comment