Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kumbulla mund të luajë në Champions përkrah një tjetër lojtari të Kombëtares

Një alternativë shumë interesante shfaqet në horizonte për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla. Futbollisti kuqezi, mund të ndryshojë ekip gjatë kësaj vere, për t’u larguar nga Roma ku Murinjo nuk i jep garanci për formacionin, për t’u transferuar në një tjetër skuadër italiane, me “bonusin” se mund të luajë në Champions.

Sipas informacioneve nga përtej Adriatikut, Atalanta ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar, pasi trajneri Xhampiero Gasperini, vlerëson paraqitjet e djaloshit shqiptar dhe është gati të bëjë një lëvizje për të. Te Atalanta gjatë kësaj merkato pritet të largohet qendërmbrojtësi Romero dhe kjo është arsyeja pse Atalanta po kërkon një zëvendësues për ta rreshtuar përkrah Gjimshitit, titullar i paprekshëm në rreshtimin e bergamaskëve.

Me 50 milionë eurot që pritet të fitohen nga Romero, një pjesë e parave mund të investohen për Kumbullën, duke bërë të lumtur edhe Romën e cila në këto momente ka nevojë për likuiditet, i cili ka penguar deri më tani lëvizjet e mëdha në merkato për skuadrën e Murinjos.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Mema: Kush humbet super ndeshjen, “digjet” nga gara për titull

Delo.autor

Formula 1/ Shefi i aerodinamikës jep dorëheqjen, Williams gjen zëvendësuesin

Sadik.Autor

NGA MODRIC TEK RONALDO/ Shikoni golat më të bukur për vitin 2020 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment