Futboll Sport

PAS NGJITJES NË LA LIGA/ Shikoni veprimin e lojtarit të Kombëtares që ekzaltoi tifozët (VIDEO)

Pas barazimit të sfidës së djeshme në transfertë ndaj Real Zaragozës me rezultatin 0-0, skuadra e Espanjolit është ngjitur zyrtarisht në La Liga pas një viti mungesë.

Për këtë sukses në ngjitjen në La Liga nuk ka munguar as festa e klubit dhe tifozëve, teksa në sfond shihet dhe festa e çmendur e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

23-vjeçari fierak mori për një moment rolin e ultrasit në podiumin e ngritur nga klubi katalanas duke ngritur peshë tifozët e Espanjolit.

Bare me skuadrën e Espanjolit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 26 ndeshje ku ka mundur të dhurojë dhe një asist.

Related posts

Brazil, Neymar do të ketë një kat të spitalit vetëm për vete

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Mbrëmje e mallkuar për yllin e futbollit, i grabitet shtëpia në Itali

Delo.autor

RRËFEN EMOCIONET PËR PRANINË E TIFOZËVE NË “ANFIELD”/ Klopp: Zhurma që bënin, po dridhesha… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment