Futboll Ligue 1 Sport

PASI ARRITI AKORDIN E RI ME PSG/ Ja shuma e majmë që do të përfitojë Neymar për 4 vite…

Neymar ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Paris Saint-Germain deri në moshën 33-vjeçare dhe ai do të fitojë shuma të majme çdo javë me kushtet e tij të reja të nënshkruara sot (e shtunë).

Braziliani ka angazhuar të ardhmen e tij në PSG duke shkruar një kontratë të re fitimprurëse e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin francez për katër vjet të tjera.

Edhe pse ai ka luftuar me dëmtime, paraqitjet e Neymarit kanë qenë aq superiore si kurrë më parë dhe ai ka 15 gola dhe 10 asistime në emrin e tij në 27 ndeshje këtë sezon.

29-vjeçari ishte i lidhur gjithmonë me një kthim në Barcelona ndërsa po afrohej viti i fundit i marrëveshjes së tij të mëparshme, por ai i ka dhënë fund spekulimeve duke arritur një marrëveshje të re marramendëse.

Sipas kushteve të tij të përmirësuara, është e kuptueshme që Neymari do të fitojë një shumë prej 26 milionë funtesh apo 30 milionë eurosh në sezon.

Kjo thuhet se i kushton klubit francez 500 mijë funte apo rreth 600 mijë euro në javë dhe do të thotë se vlera totale e marrëveshjes së tij katër-vjeçare është 104 milionë funte apo 120 milionë euro.

Neymar do t’i fitojë rreth 90 mijë euro në ditë, 3,700 euro për orë dhe 62 euro në minutë.

Me yllin e lidhur në një kontratë të re, PSG do të shpresojë që Neymar mund t’ua sjell atyre triumfin e parë të Ligës së Kampionëve në vitet e ardhshme. 

Related posts

LË SHUMË PAS RONALDON/ “Pleshti” shpallet 225 herë lojtari më i mirë i…

Delo.autor

REAL MADRID-CADIZ/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Hazard (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRIUMF MADHËSHTOR/ Inter mposht Sampdoria-n me “MANITA”, feston titullin me një fitore rekord

Delo.autor

Leave a Comment