Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA DERBI NDAJ TIRANËS/ Ish-sulmuesi i “Demave”: Po mundohemi që trajnerit Daja dhe lojtarëve t’i japim…

Partizani mori një barazim zhgënjyes ditën e djeshme ndaj Skënderbeut, ku të kuqë krijuan shumë raste për shënim, por nuk ia dolën të realizojnë më shumë se njëherë.

Megjithatë tashmë të kuqtë duan ta harrojnë sa më shpejt këtë barazim, pasi përpara i pret një ndeshje e rëndësishme siç është ajo ndaj Tiranës të enjten. Në prag të kësaj sfide, për të motivuar “demat”, ka menduar ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti. Ky i fundit nëpërmjet një postimi të bërë në “Facebook”, shkruan se skuadra është në rrugën e duhur për titullin kampion, duke shtuar më tej se të gjithë po përpiqen të transmetojnë te skuadra dhe trajneri besim për fitoren në derbi.

Postimi i Dostit:

“Të enjten luajmë derbin kundër kundërshtarit të përjetshëm, por nuk duhet nënvlerësuar. Ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim dhe duhet t’i mposhtim, nuk ka rrugë tjetër. Fitorja e derbit vlen sa një kampionat. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit, besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtarët e klubit dhe tifozët) po mundohemi t’i transmetojmë trajnerit dhe skuadrës besim te fitorja. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse jemi në rrugë të mbarë për fitimin e kampionatit. Dhe jemi një familje e madhe me emrin Partizani. Suksese dhe me një fitore PMTP! Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Ne jemi kampionët

Related posts

PASI KREU VIZITAT MJEKËSORE/ Ja fjalët që priti Dybala nga tifozët e Juventus (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Flet talenti brazilian: Ëndrra ime është të luaj në…

Delo.autor

KËRKON TA SJELLË NË “CAMP NOU”/ Barcelona ofron Coutinho dhe 150 milionë euro për yllin francez të PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment