Futboll Seria A Sport

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ Mesfushori i Juventus drejt riaftësimit për sfidën kundër Milan-it, ja emri…

U mundua deri në fund për të qenë në fushë kundër Udinezes, por nuk ia doli. Tashmë lufta me kohën vazhdon dhe Federiko Kieza mund të shërohet në kohë për të qenë në fushë të dielën në 20:45 kundër Milanit.

Anësori mungon që prej ndeshjes me Atalantën për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë, por kontributi i tij ka qenë thelbësor për ecurinë e skuadrës falë 13 golave e 11 asisteve në 41 prezencat sezonale në të gjitha kompeticionet.

Numri 22 e ndoqi mes emocionesh fitoren e fundit të “Zonjës” në Udine dhe tashmë mezi pret të jetë mes protagonistëve. Milani është i paralajmëruar, pasi kujtojmë se Kieza ishte vendimtar me një dopjetë në fitoren qe bardhezinjtë siguruan në fazën e parë në “San Siro”.

Related posts

SHPËRDORI GOLAT NDAJ BAYERNIT/ Sulmuesi i “Të Kuqve” përballet me surprizën e zezë

Delo.autor

“ÇMENDET” ABRAMOVICH/ Chelsea do të paguajë 14 milionë euro për trajnerin e ri

Sadik.Autor

ANALIZA/ Ka ende burime tensionesh. Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Delo.autor

Leave a Comment