Futboll Seria A Sport

PO ZHVILLON PARAQITJE FANTASTIKE/ Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, Milan mendon të konfirmojë yllin…

Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, por që shumë do të donin ta shihnin të luante edhe gjatë sezonit.

Brahim Diaz, së bashku me Ante Rebiç, ishin protagonistë të uraganit kuqezi në qytetin e Torinos, fillimisht në 3-0 ndaj Juventusit e më pas në 7-0 kundër Torino. Fantazisti spanjoll ishte risia më e rëndësishme e futur nga Pioli në sistemin e tij të lojës dhe me aftësitë teknike ishte në gjendje të lidhte fazat midis linjave në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sprintet dhe driblimet e Diazit i dhanë dinamizëm më të madh Milanit në metrat e fundit e njëkohësisht i fshehën çdo pikë referimi rivalit.

Diazi ndihet i lumtur në Milano dhe menaxheri po punon për të kuptuar nëse ka hapësirë për ta mbajtur edhe një vit tjetër në huazim, siç ishte edhe formula e sivjetshme kur 22-vjeçari la Realin e Madridit për “Djallin”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka paqe për Karius, tallja e radhës vjen në eBay

Sadik.Autor

KA LUAJTUR TITULL NË NDESHJET E FUNDIT/ Tirana merr ofertë për futbollistin afrikan

Delo.autor

“Shihemi në dasëm”, një propozim për martesë në “Elbasan Arena”

Sadik.Autor

Leave a Comment