Futboll Kategoria Superiore Sport

DYSHIME NË BYLIS-VLLAZNIA/ Tre pretendime penallti, një duhej akorduar për shkodranët (VIDEO)

Bylis-Vllaznia u drejtua nga një treshe gjyqtarësh nga kryeqyteti me kryesor Kreshnik Bajramaj. Rastet për moviolë nuk munguan. Ishin tri pretendime për penallti, ku vetëm njëra mund të jepej, por që s’u dha.

18′ Antoni në zonë është i mbuluar rreptë nga Shehi, por sulmuesi sa ndien duart e mbrojtësit shkodran në trup bie në fushë. Gjyqtari nuk e vlerëson penallti, mbase edhe me të drejtë, pasi Shehi as nuk e shtyn dhe as s’e tërheq Antonin.

69′ Momenti diskutueshëm, shkodranët pretendojnë për penallti ku pas kontaktit me gju të Stojanoviçit në këmbën e Avdijajt, sulmuesi bie në zonë. Por, gjyqtari Barjamaj vijon lojën. Rast i dyshimtë, por nga intensiteti i ndërhyrjes nga prapa, më shumë ishte 11-metërsh.

90+1′ Ymeralilaj mbulon Cisenë në zonë, por sulmuesi rrëzohet në fushë duke kërkuar penallti. Mirëpo, gjyqtari vijoi lojën dhe në këtë rast Bajramaj, mbase ka pasur të drejtë.

Related posts

CHAMPIONSI ËSHTË ENDE I MUNDUR/ Ja 5 arsyet për të besuar tek Milani

Delo.autor

HUMBJA NË ISLANDË/ Ja episodi i dyshimtë i penalltisë për Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

FRIKË TEK JUVENTUSI/ Sarri dëshiron të rrëmbejë 3 SUPER lojtarët BARDHEZI

Isa.Autor

Leave a Comment