Futboll La Liga Sport

POZA PO BËHET VIRALE/ Mbappé tashmë mendon për La Liga, tifozët fillojnë të ëndërrojnë

Kylian Mbappé vazhdon të jetë objektivi numër një i Real Madridit. Perez beson se largimi i Zidane nuk do ta ndalojë ardhjen e yllit francez, edhe pse ish-trajneri ka bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë muajve të fundit për ta bindur. Sulmuesi ka vendosur të veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm, ose verën e vitit që vjen. Kjo do të varet nga PSG, i cili ka dy mundësi: ta shesë tani dhe të marrë diçka, ose ta lëshojë falas në verën e vitit 2022. Gjithçka tregon që, nëse nuk rinovon, futbollisti do të largohet këtë vit. Nëse i caktohet çmimi, klubet do të nisin negociatat.

Shumë nga gjestet e francezit në muajt e fundit janë të dhëna për të ardhmen e tij. Dhe jo vetëm ato publike, por edhe ato që ka bërë në mënyrë private. Siç ka mësuar “AS”, Mbappé ka pyetur shokët e tij të skuadrës, që kanë qenë në La Liga, se si është konkurrenca atje. Synimi i tij ka qenë të dijë disa detaje: sa i vështirë është si kampionat, si janë fushat, cilat janë rivalitetet më të rëndësishme… Sarabia, Navas, Rico, Ander Herrera, Di María dhe Neymar janë disa prej tyre.

Gjithashtu, Pochettino, i cili luajti dhe stërviti Espanyol. Një tregues i ri se, herët a vonë, ai do të përfundojë duke luajtur në elitën e futbollit spanjoll. Një foto e fundit, që ka bërë me Karim benzema, nga grumbullimi me kombëtaren franceze, është bërë tejet “virale”. Sidomos tifozët e Real Madridit e shohin atë si shenjë të qartë se “provat” e duetit Benzema-Mbappe kanë filluar te “gjelat”, për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

“Don Balon PLAS BOMBËN”/ REALI do të investojë 350 milionë euro në merkato, do vijnë…

Isa.Autor

BROJA VLEN MË SHUMË SE LUKAKU/ Shqiptari largohet vetëm për 70 milionë euro. Media italiane i bën jehonë

F.autor

Conte zbulon të pa thënën! Ja pse sot Salah është në top-formë!

Sadik.Autor

Leave a Comment