Champions League Futboll Sport

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Guardiola synon Champions-in e 3-të në finalen e 24-t të karrierës së tij

Më 28 maj 2011, Guardiola arriti majën. Ai ngriti Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Wembley”, pasi mposhti 3-1 Manchester United, duke e shtuar për herë të dytë në tri sezone këtë trofe në stolin e Barçës. Ai tashmë e kishte fituar atë më 2009. Pra, u ngjit në Olimp… Më pas, dyert i ishin mbyllur për një dekadë, nga ajo ditë e deri më sot. “Arritja në finale tani i jep kuptim gjithçkaje që kemi bërë në katër apo pesë vitet e fundit. Këta lojtarë kanë pasur vazhdimësi”, – tha Pep, pasi eliminoi PSG.

Mbasi e theu murin e çerekfinaleve me Manchester City, teksa kishte rënë ndaj Olympique Lyon (2020), Tottenham (2019), Liverpool (2018) dhe Monaco (2017, në raundin e dytë), dhe pengesën në gjysmëfinale; Chelsea (2012), Real Madrid (2014), Barcelona (2015) dhe Atlético Madrid (2016), që e kishin eleminuar atë radhazi me Bayernin, Guardiola kaloi në një finale, që do të jetë e 24-ta në karrierën e tij.

Në Porto, kundër Chelsea, ai do të jetojë betejën e tretë personale si trajner për Champions, 10 vite e një ditë pas triumfit të fundit. “Si lojtar, kur arritëm në finale me Barçën më 1992, dy i kishim humbur tashmë. Ndonjëherë kërkohet një proces, klubet e tjera fitojnë qysh në finalen e parë. Shpresoj se jemi ndër këta të fundit”, – tha një Pep, i cili mund të bëhet sonte trajneri i gjashtë që e fiton Champions-in me dy skuadra të ndryshme.

Ai do të bashkohej me klubin e Carlo Ancelotti-Milan (2003 dhe 2007) dhe Real Madrid (2014); Jupp Heynckes-Real Madrid (1998) dhe Bayern Munich (2013); José Mourinho-Porto (2004) dhe Inter (2010); Ottmar Hitzfeld-Dortmund (1997) dhe Bayern Munich (2001); si dhe Ernst Happel-Feyenoord (1970) dhe Hamburg (1983). Përveç kësaj, ai do të barazonte tre Champions-it e Zinedine Zidane, Ancelotti dhe Bob Paisley, duke u bërë një nga katër trajnerët më të suksesshëm në historinë e kompeticionit. Pep do të kthehej në majë, një vend i favorshëm për të.

“Njerëzit mendojnë se është e lehtë për të arritur finalen e Champions-it, por është e jashtëzakonshme”, – tha Guardiola. Si trajner, ai ka luajtur 23 finale, duke fituar 19 dhe duke humbur 4. Shkalla e suksesit: 82.6%. Me Manchester City ka fituar 7 finale: 4 në Kupën e Ligës, 1 në “FA Cup” dhe 2 në “Community Shield”. Pas “katërshes” angleze më 2019, ai kërkon “tripletën” më 2021: Premier League, ‘Carabao Cup’ dhe Champions. Guardiola aspiron titullin e 32-të të karrierës së tij, me të cilin do të mbyllte hendekun karshi Sir Alex Ferguson (49). Askush nuk ka më shumë trofe, përveç legjendës skoceze…

Related posts

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

“MAKINERI” GOLASH/ Haaland me shifra të “frikshme”, Messi e CR7 një kujtim i largët

F.autor

Mezani mund të buzëqeshë, ka edhe lajme të mira

Sadik.Autor

Leave a Comment