Futboll Kategoria Superiore Sport

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ APOLONISË/ Mesfushori Musta: Fundi i kampionatit është stresues, i kemi mundësitë për të…

Emiljano Musta, ishte heroi i Laçit në triumfin 0-1 që skuadra kurbinase arriti në transfertë ndaj Apolonisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti nga Elbasani u shpreh:

“Në fundin e kampionatin është akumuluar pak stresi. Ndikojnë edhe temperaturat e larta. E rëndësishme është të sigurojmë sa më shpejt pjesëmarrjen në Kupat e Europës, janë 5 ekipe që luftojnë. Duam sa më shpejtë që të sigurojmë Europën, pastaj në javët e fundit pse jo të provojmë edhe titullin.

Sot jemi 2 pikë mbi Vllaznia. Shpresojmë që sa më shpejt ta sigurojmë Europën. Po bëj sezon të mirë, kam shkuar te goli falë edhe skemës të Duros. Te Flamurtari luaja mesfushor i majtë dhe sulmues i majtë, kam shënuar 7 gola, por nuk janë golat primare për mua, e rëndësishme është të fitojmë dhe të arrijmë objektivat.

Çdo lojtarë kërkon të jetë kampion. Mundësitë i kemi. Është bërë një luftë shumë e ethshme midis 5 ekipeve. Kujt i rëshket këmba del jashtë garës. Kemi dhe 4 finale të tjera. Në qoftë se i fitojmë të gjitha kemi një shans, ndeshja më e rëndësishme është ndaj Skënderbeut”, u shpreh Musta.

Related posts

De Boer: ICARDI? SUPERSULMUES, shënon nga të gjitha anët. Por, si KAPITEN…

Isa.Autor

NDARJA NGA ILARY BLASI? Legjenda Totti zbulon gjithçka: Jam lodhur duke e…

Delo.autor

DEL NË SHITJE YLLI ARGJENTINAS/ Icardi refuzohet nga presidenti i Napolit

Delo.autor

Leave a Comment