Futboll Sport

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Messi i “SHOKON” të gjithë: Një trofe me Argjentinën dhe i jap…

“Një trofe me Argjentinën dhe i jap lamtumirën futbollit”. Kjo është dëshira e Lionel Messit, i cili në një intervistë të dhënë ka shprehur hapur dëshirën e tij të madhe për të siguruar një trofe me fanellën albiceleste. Pesë here fituesi i Topit të Artë është duke u përgatitur me kombëtaren e Argjentinës në prag të nisjes së Copa America.

“Dëshira ime është që të tërhiqem nga futbolli në momentin kur të kem fituar një trofe me Argjentinën. Përsa kohë të jem pjesë e kombëtares nuk do të rresht kurrë së provuari një gjë të tillë, për asnjë çast. E di që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta, por kemi një skaudër cilësore dhe që besoj se mund t’ia dalim. “

Një deklaratë që ndoshta mbështetësit më të zjarrtë të numrit 10 të Barcelonës që nuk i kënaq edhe aq shumë, pasi kjo ëndërr mund të përmbushet me suksesin në Copa America. Gjithsesi në intervistën e tij Messi foli edhe për ish-shokët e tij të skaudrës, si Xavi dhe Iniesta, Neymar, por edhe për Luis Suarez madje me këta të fundit ka një grup në Whats’ Up që komunikon shpesh, por edhe për zhgënjimin e madh në Champions. Gjitashtu edhe për largimin e Ronaldos nga Reali, duke shprehur një opinion të thenë më parë.

“Kur Ronaldo u largua nga Reali unë thashë që ishte një dëm i madh për ta. Shumë veta u irrituan nga kjo deklaratë por ndodhi dhe është normale sepse u largua një lojtar që shënonte 50 gola ne sezon. Ronaldo i mungon edhe La Ligas jo vetëm Realit të Madridit. Me Neymar dhe Suarez kemi një grup që komunikojmë shpesh, ndërsa Xavi dhe Iniesta më mungojnë shumë në fushë. Persa i përket Championsit, e kam thënë ishte një zhgënjim i madh për ne”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Alexis Sanchez tregon diferencën mes Manchester United dhe Arsenal

Sadik.Autor

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Edi Reja: Dua vendin e parë në grup!

Delo.autor

Hazard shënjestron Botërorin: Ky brez i artë i Belgjikës nuk ka kuptim pa trofe

Sadik.Autor

Leave a Comment