Futboll La Liga Sport

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Barcelona i sjell shokët Messit, klubi “Katalanas” arrijnë marrëveshjen me…

Barcelona është duke punuar për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe sulmuesi Serxho Aguero duket se do të jetë përforcimi i parë. Argjentinasi i Mançester Sitit pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit katalanas, të cilët e kanë marrë këtë vendim, edhe pse nuk ka një drejtor sportiv.

Zhordi Krojf është favoriti për ta marrë këtë rol, por vazhdon të jetë në Kinë i lidhur në kontratë me Shenzen deri në muajin dhjetor. Megjithatë, bisedimet me Agueron janë në një fazë shumë të avancuar dhe 33- vjeçari do të zyrtarizohet sapo të përfundojë sezoni aktual.

Aguero do të transferohet në Barcelonë si futbollist i lirë, sepse i përfundon kontrata me Sitin dhe përpara një muaji si lojtari ashtu dhe klubi e pranuan që nuk do ta rinovonin kontratën. “El Kun” është golashënuesi më i mirë i historisë së Sitit me 258 gola.

Ai ka fituar 5 Premier Liga dhe tani është gati për eksperiencë të re. Aguero është mik i Leo Mesit dhe do të ndikonte që “Pleshti” të qëndronte në Katalonjë. Laporta nuk ka ndërmend që të presë emrat e mëdhenj dhe të kushtueshëm si Haland sepse situata ekonomike nuk është aspak e favorshme për klubin katalanas.

BLLOKOHET DEPAJ – Marrëveshja me Agueron nuk e pengon Barcelonën që të avancojë edhe në bisedimet me sulmuesin holandez Memfis Depaj. Mediat në Spanjë bëjnë me dije se klubi ka arritur një akord me lojtarin pas bisedimeve të fundit.

Depaj ka qenë një kërkesë e trajnerit Ronald Kuman dhe për dy sesione merkatosh nuk u transferua dot për arsye ekonomike. Barça nuk shiti dot asnjë lojtar të rëndësishëm dhe Lioni gjithashtu kërkoi një vlerë simbolike.

Këtë herë situata është ndryshe sepse Depajit i përfundon kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë. Problemi është se Depaj do të transferohet te Barcelona vetëm nëse do të qëndrojë trajneri Ronald Kuman.

Në të kundërt, do të vendosë trajneri i ardhshëm nëse do ta aktivizojë blerjen e tij apo jo. Edhe vetë Depajit i është thënë kjo gjë dhe ai ka pranuar të presë për një kohë derisa të merret vendimi për të ardhmen e Ronald Kumanit.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli humbet një tjetër emër të madh, vdes ish-tekniku i famshëm…

Delo.autor

RUSI 2018/ Meksikë-Suedi, një pikë mjafton për meksikanët

Sadik.Autor

“ËSHTË JASHTËTOKËSOR”/ Messi bën kundërshtarin të zvarritet me finten dehëse (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment