Bundesliga Futboll Sport

BOCHUM-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann tremb kundërshtarët: Shkojmë për të “vrarë” kampionatin

Para ndeshjes së sotme ndaj Bohumit, trajneri Julian Nagelsman foli në konferencën për shtyp duke thënë se sfida me skuadrën e ardhur nga kategoria e dytë do të jetë po aq e rëndësishme sa ajo ndaj Lajpcigut një javë më parë.

Jeni të shqetësuar për mungesën e Nojerit?

Jo. Sigurisht që Manueli është shumë i rëndësishëm për ne, por Sveni është një portier me eksperiencë që do të na përfaqësojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të qëndroj i qetë gjatë ndeshjes, për këtë jam i sigurt.

Sa ndryshon ndeshja pa Manuelin?

Nojer është i rëndësishëm jo vetëm për atë që bën në fushën e lojës, por edhe për prezencën e tij në dhomat e zhveshjes. Në anën taktike, Nojer është gjithmonë një lojtar që luan topin e parë, ai përfshihet shpesh edhe në aksione që thyhen.

Çfarë prisni nga Bohumi?

Bohumi është stabilizuar dhe në shtëpi ka bërë ndeshje të mira. Loja e tyre është e rrjedhshme dhe kjo do të jetë një arsye më shumë për ne për t’i marrë seriozisht. Faza e dytë do të jetë shumë e luftuar pasi skuadrat luajnë shanset e fundit për të arritur objektivat e tyre. Çdo pikë vlen, si për ne dhe për Bohumin. Por ne duam të shkëputemi sa më shumë nga ndjekësit tanë.

Jeni pro apo kundër “play off”-it në kampionat?

Jam një njeri që pëlqen që këto gjëra të diskutohen, por edhe nuk jam për ndryshime të mëdha. Bundesliga ka qenë kjo që është për shumë kohë dhe mendoj që ndryshimi do të ishte një rrezik i madh për të gjithë, pasi është një format i panjohur.

Si e përjetuat vendimin e Niklas Zyles për të shkuar në Dortmund sezonin që vjen?

Është një vendim i marrë nga lojtari dhe këtë duhet të respektojmë. Për Niklasin kam thënë që është shumë i rëndësishëm në skuadrën tonë. Por në futboll duhet të jetosh dhe me situata të tilla. Ne e dimë që ai do të jetë këtu deri më 30 qershor dhe jam i bindur që do të japë maksimumin për skuadrën tonë. Zyle nuk do të largohet pa fituar dhe një tjetër trofe deri në fund.

Keni nisur të mendoni për mbrojtjen?

Çdo ndeshje ka problematikat e saj. Kur pëson dy gola ajo që kritikohet më shumë është mbrojtja. Jemi munduar të punojmë për të bërë sa më pak gabime në këtë drejtim dhe mendoj që rezultatet do të shihen që në ndeshjen e nesërme (sotme).

Njiheni për lëvizjet tuaja të shumta taktike, mendoni që zgjedhjet janë shpeshherë emocionale?

Në përgjithësi e përgatisim çdo ndeshje njëlloj, sigurisht që kundërshtari vendos për detajet. Gjatë ndeshjes situata nuk është gjithmonë e njëjtë dhe kjo në varësi të rezultatit. Nuk mund të ndryshosh taktikën e lojës kur je duke fituar 3-0, mundohesh të ruash atë ritëm loje që ke.

Related posts

GAROI 30 VITE MË PARË NË PISTËN E BELGJIKËS/ Del në shitje makina e parë e Michael Schumacer (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ylli i Real Madridit del hapur: Më lini të shkoj tek Juventus

Delo.autor

“JEMI TIFOZË TË LLASTUAR DHE DEMBELË”/ Flet Rudi Vata: Më besnikë kanë qenë ultrasit…

Delo.autor

Leave a Comment