Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Ronaldo drejt largimit, në Torino pritet afrimi i yllit të Atleticos

Një rikthim në të… kaluarën. Ka qenë ky vendimi i marrë nga klubi i Juventusit nga mëngjesi i ditës së djeshme, për t’i dorëzuar edhe një herë tjetër Masimiliano Alegrit drejtimin e skuadrës. Ndonëse për momentin mungon vetëm zyrtarizimi i kontratës, nuk duket asgjë që të hedhë në erë ribashkim mes “Kontit Maks” dhe “Zonjës së Vjetër”.

Lidhja mes të dyja palëve ishte shumë e fortë, por fakti në mesnatën e të mërkurën ai pati guximin t’i thotë “jo” Realit të Madridit, pas një akordi verbal të arritur prej kohësh dhe të fuqizuar edhe më shumë nga lamtumira e Zinedin Zidanit, konfirmon se Alegri nuk ka dashur kurrë që të largohej nga Juventusi dy vite më parë, por gjithsesi rikthimi është gati që të zyrtarizohet.

Për momentin, në klub po presin që të zgjidhin të gjitha çështjet kontratuale me Pirlon, ndërsa për trajnerin livornez rikthimi do të jetë edhe më i pasur ekonomikisht, duke qenë se nga 7.5 milionët e kontratës së fundit, akordi i ri 3-vjeçar (me opsion për një vit të katërt) do të jetë 9 milionë euro neto në sezon, plus dy bonuse të veçanta, për titullin dhe Champions-in, falë të cilëve mund ta kapërcehen lehtë 11 milionë eurot.

RONALDO JASHTË – Me Alegrin te Juventusi pritet që të ndodhin jo pak ndryshime, duke nisur mbi të gjitha nga Kristiano Ronaldo. Portugezi nuk duket se është pjesë e planeve të 53-vjeçarit. Madje, prapaskena e dalë pak muaj më parë fliste për një këshillë finale që Alegri i kishte dhënë presidenti Anjeli përpara se të largohej dy vite më parë:

“Hiqe qafe Ronaldon. Ai është vërtet një kampion, por prezenca e tij në klub pengon rritjen e talenteve të rinj si Dibala, por në të njëjtën kohë boshatis edhe arkat e klubit”. Dhe, ndoshta, me rikthimin e tij kjo këshille mund të bëhet realitet, ndërsa i pari që do të ishte gati të rinovonte do të ishte pikërisht Dibala, por edhe Morata do të konfirmohej

Related posts

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i prish planin REALIT, ja KËRKESA E FUNDIT e kroatit

Isa.Autor

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali…

Delo.autor

Leave a Comment