Futboll Seria A Sport

“SUKSESI NË CHAMPIONS, KUJTIMI MË I BUKUR”/ Julio Cesar bëhet nostalgjik: Pritja më e veçantë është kundër…

I lidhur përmes “Instagram”-it nga selia e Interit në Milano, Zhulio Sezar drejtoi tifozët zikaltër në një tur të veçantë, ku tregoi edhe dorezat e finales së Ligës së Kampioneve 2010:

“Ia dhurova Interit me gjithë zemër. Megjithatë, përpara se t’i dorëzoja, me to kam bërë shumë pritje. Më e bukura? Me siguri ajo kundër Mesit në Barcelona-Inter të 2010-ës në gjysmëfinale të Champions-it, në ‘Camp Nou’ dhe përballë një kundërshtari si Leo, ishte një moment fantastik.

Kam shumë kujtime nga Milanoja, në veçanti ushqimin italian. Kujtimi më i bukur? Me siguri 22 maji 2010, kur fituam Champions-in në Madrid”.

Related posts

ZBULON LISTËN E ÇMIMEVE/ Liverpool zgjedh lojtarin më të mirë dhe golin më të bukur të sezonit (VIDEO)

Delo.autor

FOTO/ Kjo që ka ndodhur në Bundesligë do t’ju habisë, gjyqtari mat penalltinë me hapa

Q.Autor

Mourinho planifikon skarcimet, kërkon 100 mln paund për to

Sadik.Autor

Leave a Comment