Futboll La Liga Sport

Ish-kapiteni hedh dritë mbi stolin e Real Madridit dhe kombëtaren e Spanjës

Fernando Hierro është drejtori sportiv i kombëtares së Spanjës. Ai ka qenë kapiten i Real Madridit dhe është përfolur si një nga emrat e listës së gjerë për të zënë vendin e Zidane në stolin e klubit të bardhë. Kjo është ajo që ai tha në një intervistë me “El Partidazo de COPE”.

Pasardhësi i Zidane – “Çfarë zëvendësuesi më pëlqen më së shumti për Zidane? Nëse do të isha drejtori sportiv i Real Madridit do t’ju jepja një emër, por nuk jam i tillë. I kam telefonuar Zidanes për ta uruar rreth punës së shkëlqyer të tij. Ajo që ka bërë edhe si trajner me Real Madridin, ka qenë e mrekullueshme. Pas largimit të tij, askush nuk ka folur me mua për të trajnuar Real Madridin”.

Marrëdhënie me Florentino Pérez – “Kemi një marrëdhënie të respektueshme, nuk më intereson nëse ata thonë se është e mirë, apo e keqe. Florentino më ka thirrur në situata shumë të vështira personale për mua. Nëse ka një sukses te Real Madridi, unë do ta telefonoj dhe ta përgëzoj”.

Marrëveshja me Lopetegui – “Përgjegjësia ime është t’i propozoj bordit të drejtorëve trajnerët. Unë nënshkrova për Julen edhe në fazat e mëparshme. Ne përkojmë te Real Madridi dhe tek ekipi kombëtar, ndaj marrëdhënia jonë është fantastike”.

Temat sportive me Lopetegui – “Unë kam shijet e mia, por kurrë nuk i ndërhyj Lopetegui për formacionin. Kurrë nuk u shqetësoj para ndeshjeve. Nëse Julen më pyet, do t’i them mendimin tim për diçka, sepse kjo nuk është tabu”.

Ramos dhe Piqué – “Piqué dhe Ramos janë mjaft më të mirë se unë. Ata kanë personalitet, përvojë, cilësi… dhe janë vendimtarë në të dyja fushat. Ato janë dueti qendërmbrojtës më i mirë në botë”.

Related posts

Barça me fat, por Kili akoma më shumë

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Ylli Mbappe ndëshkon Barcelonën me një gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

“SPANJA KA QENË E JASHTËZAKONSHME PËR VITE ME RADHË”/ Trajneri Mancini: E padrejtë që nuk kemi…

Delo.autor

Leave a Comment