Futboll Seria A Sport

SHKARKIMI I PIRLOS I PASHMANGSHËM/ Në Itali e bëjnë të kryer, Juventus rikthen në stol trajnerin italian

Masimiliano Alegri është shumë afër rikthimit te Juventusi. Prej kohësh në mediat italiane flitet për këtë, ndërkohë që së fundmi ka qenë eksperti i merkatos në Itali, Di Marzio, i cili nëpërmjet faqes së tij, ka njoftuar se kalimi i Alegrit është çështje kohe.

Shkarkimi i Andrea Pirlos duke i pashmangshëm, pas sezonit aspak të mirë të bardhezinjve. Së fundmi raportohet se Anjeli ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës Alegrit dhe në orët e ardhshëm pritet të vijë zyrtarizimi.

Po diskutohet vetëm detajet mes palëve, para se të firmoset marrëveshja. Kujtojmë se Alegri e drejtori Juventusin për 5 vite, nga2014 deri në 2019. Gjatë aventurës 5-vjeçare te Juventusi, Alegri arriti të fitojë 5 kampionate, 4 Kupa të Italisë, 2 Superkupa dhe ishte dy herë në finalen e Ligës së Kampioneve.

Related posts

Chelsea është shumë pranë, arrijes së marrëveshje me trajnerin Laurent Blanc

Sadik.Autor

Interi merr vendimin drastik, nuk rinovon me Mauro ICARDIN

Sadik.Autor

Ronaldo rikthehet i magjishëm, përmirëson statistikat e golave në krahasim me 2017

Q.Autor

Leave a Comment