Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT PËR MERKATON E JANARIT/ Hysaj-Juventus, përfshirja e PSG vështirëson atrativat. Ja vendimi i shqiptarit…

Elseid Hysaj sërish në merkato dhe këtë herë me një emër të madh. Juventusi mund të jetë destinacioni i mbrojtësit të Kombëtares në merkaton e janarit, por nuk mjafton vetëm dëshira e trajnerit Sarri. Këtë herë, rebusin e ndërton Matia De Shiljo, mbrojtësi që është ofruar si shkëmbim me shqiptarin, por edhe PSG.

MERKATO – Elseid Hysaj dhe Matia De Shiljo mund të shkëmbehen mes tyre dhe Gatuzo të ketë në krah një alternativë që e ka në plane prej kohësh. Kjo e gëzon edhe Elseid Hysajn, i cili jo vetëm do të transferohej te bardhezinjtë, por mbi të gjitha do të stërvitej nga një trajner që e ka pasur tek Empoli dhe ai që e mori me vete edhe te Napoli.

Kësisoj, të gjitha palët do të ishin të kënaqura. PSG – Mirëpo, vështirëson gjithçka në këtë tratativë përfshirja e PSG-së. Ekipi francez, me Leonardon në postin e drejtorit, ka zgjedhur pikërisht De Shiljon për krahët, duke qenë se Kurzaua nuk është më në llogari. Jo vetëm kaq, por Juventusi kërkon nga francezët shërbimet e Leandro Paredesit dhe në këtë rast, Leonardo do të përfitonte që ta shkëmbente pikërisht me De Shiljon.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Inter takohet sërish me Realin, Man.City “peshkon” PSG! Bayern me Barcelonën

F.autor

CHAMPIONS/ Befasohen të gjithë, goli i mbrëmjes realizohet në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Barbara Fumagalli, “trofeu” më i rëndësishëm i pilotit italian (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment