Champions League Futboll Sport

SHORTI PËR CHAMPIONS/ Juventus rrezikon Manchester City-n, Milani në grup të hekurt. Inter kokë serie

Pas emocioneve të mëdha që na dhuroi sprinti për Champions në Serinë A, tashmë është koha të mendojmë për edicionin e 67-të të kompeticionit më të lartë të klubeve evropiane, i cili do të fillojë me paraelimintatoret nga 8 qershori dhe do të marrë formë në 26 gusht me shortin e fazë së grupeve. Kampionët e Interit do të jenë kokë e grupit, teksa Milani i cili “kthehet në shtëpi” pas 7 vitesh do të rifillojë nga vazoja e katërt. Juve dhe Atalanta do të jenë përkatësisht në vazon e dytë dhe të tretë.

VAZO 1 : ATLETIKO MADRID, MANÇESTER SITI, INTER, BAJERN MYNIH, LILA, SPORTING LISBONË

Triumfet e papritura të Lilës, Sportingut të Lisbonës dhe Atletikos turbullojnë disi ujërat e vazos së parë ku vendosen 6 ose 7 kampionet e kampionateve më të mëdha në Europë plus fituesen e dy edicioneve të fundit. Nëse Çelsi fiton ndaj Sitit do t’i shtohet këtij grupimi, teksa nëse humbet, vendin e tyre do ta zinte Zeniti i Shën Petërburgut. Vendin e fundit bosh do ta marrë fituesja e takimit të nesërm në finalen e Ligës së Europës, pra njëra mes Mançester Junajtidit dhe Vijarealit. Këta të fundit mund të jenë ekipi i pestë spanjoll në Champions, duke qenë se nuk e kanë arritur kualifikimin me renditjen e kampionatit.

VAZO 2: REAL MADRID, BARCELONA, JUVENTUS, PSG, LIVERPUL, SEVIJA

Në këtë grupim vetëm Juventusi bën pjesë sipas renditjes së UEFA-s. Për bardhezinjtë ky mund të jetë avantazh duke parë klubet e tjera në këtë vazo ku do të shtoheshin Junajtidi dhe Çelsi nëse humbin finalet përkatëse. Nëse anglezet fitojnë finalet, atëherë në vazon 2 do të përfshiheshin Borusia e Dortmundit dhe Porto. Potencialisht në këtë vazo mund të ketë tri spanjolle dhe tri agnleze, çka do t’i vendoste përballë Juventusit njërën mes Sitit dhe Atletikos së Madridit.

VAZO 3: AJAKS, LAJPCIG, ATALANTA

Për momentin ka vetëm tri skuadra të sigurta dhe mes tyre është Atalanta, i cila nuk do të kthehet në Amsterdam sezonin e ardhshëm për të sfiduar Ajaksin. Skuadra e katërt do të jetë Zenit nëse Çelsi fiton Ligën e Kampionëve dhe më pas, siç u përmend, janë Borusia Dortmund dhe Porto që janë ende në dyshim për praninë e tyre në njërën mes vazos 2 dhe 3. VAZO

4: MILAN, VOLFSBURG

Milani kthehet në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe rifillon nga vazoja e fundit, kështu që Pioli me siguri do të ketë një grup të hekurt (edhe pse ekziston shpresa për të peshkuar në short ekipe si Sportingu i Lisbonës ose Lila që janë nga vazoja e parë). Së bashku me kuqezinjtë, për momentin, në këtë vazo është vetëm Volfsburg, që kthehet në Evropë, gjashtë vite pas herës së fundit.

Related posts

SKËNDERBEU-BYLIS/ Miraka i kthehet në makth Bregut, gardiani i skuadrës ballshiote kryen 2 superpritje (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMET BRENDA KLUBIT/ Fabregas vazhdon të jetë në radarin e Milanit

Isa.Autor

I MAHNITI TË GJITHË GJATË STËRVITJES/ Mesfushori i Juventus pranë kalimit tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment