Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ “Korçarët” buzëqeshin, zbulohet premio e Presidentit Takaj për triumfin në Kupën e Shqipërisë

Më në fund Skënderbeu buzëqesh… Nuk është pak të jesh në finalen e Kupës në sezonin më të vështirë të klubit në dekadën e fundit.

Ky nuk është ekipi që kërkon titullin, por një trofe në vitin kur rrezikon më shumë se kurrë të zbresësh nga Superiorja duket si një luks. Mirëpo, në Korçë besuan dhe ia dolën të eliminojnë nga gjysmëfinalja një prej pretendentëve për titullin kampion, Teutën.

Ndërkohë, klubi i Skënderbeut ka vendosur premio 20 milionë lekë të vjetër për fitimin e Kupës. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klubin korçar. Fillimisht ishte menduar që shifra që klubi përfiton nga FSHF nëse fiton sot trofeun (50 milionë lekë të vjetër) të shpërndahej për ekipin, por përfundimisht është vendosur që të jetë 20 milionë të vjetër dhe jo 50.

Related posts

NUK SHËNONTE QË NGA 28 TETORI/ Lorenzo Insigne mposht portierin kundërshtar me një “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ “Dardanët” sot luajnë për fitore ndaj Maltës

Isa.Autor

MBËRRIN NË MILANO LOJTARI I “LOS BLANCOS”/ Diaz gëzon tifozët e “Djallit”: Vij tek një klub i madh!

Delo.autor

Leave a Comment