Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-VLLAZNIA LUHET ME TIFOZË/ FSHF sqaron publikun: Biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë…

Skënderbeu-Vllaznia është finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë që do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Ky takim përcakton verdiktin e fundit, ku korçarët kërkojnë që ta fitojnë për herë të dytë, ndërsa shkodranët duan kupën e shtatë.

FSHF pak ditë më parë, bëri një kërkesë në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkoi të lejohen tifozët, në një numër të reduktuar, të paktën 30% e stadiumit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në stadium për të ndjekur nga afër finalen e Kupës të lejohet një numër prej 1 mijë tifozësh.

NJOFTIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bej me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.

Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve.

Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në rrugën e “Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30.

Related posts

RRËFIMI I SULMUESIT SAELEMAEKERS/ Përqafimi i papritur me CR7 dhe “frika” për t’u shoqëruar me Lukaku-n

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja ndërkombëtari shqiptar që do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

Italia mungon në Botërorë/ Zbuloni italianin e vetëm që do të luaj në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment