Futboll Seria A Sport

STATISTIKA/ Bomberi Ibrahimovic “bardhezi” kundër atij “kuqezi”, ja kush e fiton përballjen…

Ka shënuar praktikisht kudo ka shkelur në karrierën e tij, por ka zbritur dukshëm nën mesatare kur ka pasur përballë fanellat fisnike të Juves dhe Milanit. Detaje për Zlatan Ibrahimoviçin, duke luajtur me “Zonjën e vjetër” nuk i ka shënuar kurrë kuqezinjve. Asnjë gol ndaj “Djallit” të cilit i ka shënuar vetëm kur luante për Interin (dy gola). Në anën tjetër si milanist, u ka shkaktuar dy hidhërime bardhezinjve në “San Siro”. Ibra ushqehet me rekorde, ndaj mund të motivohet nëse kujtohet që Juves në Torino nuk i ka shënuar kurrë. Për suedezin një gol do të ishte thyerja e një tabuje, ashtu si ajo e Milanit që ka një dekadë pa e shtypur “Zonjën” në shtëpinë e saj.

NË OLIMP

Juventusi për Ibrën do të thotë fillimi i aventurës italiane, sezoni 2004-‘05 ose hyrja në atë që do të bëhej atdheu i tij i dytë që e përkëdheli, i dha trofe, popullaritet, mundësinë për të punuar për tri klubet historike të kampionatit, pa harruar madje skenën e festivalit të “Sanremos”. Zlatan u hodh në Olimpin e futbollit italian nga Juventusi, u afirmua tek Interi dhe u shenjtërua te Milani. Në Torino, sezoni i parë ishte i mjaftueshëm që ai të impononte statistikat dhe personalitetin e tij, duke e detyruar Kapelon, shumë i aftë me mbështetjen e klubit në gjetjen e ekuilibrit për të menaxhuar bashkëjetesën e Zlatanit dhe Del Pieros, shenjtorit bardhezi të cilin suedezi e vuri në dyshim të fortë. Ibra që të gjithë njohim, praktikisht ka lindur në oborret e Zonjës së Vjetër. Edhe pse u largua kur klubi u dënua në Serinë B, sulmuesi nuk hoqi kurrë nga ato dy tituj të cilët iu hoqën. Madje nuk reshti duke i përmendur edhe kur shkoi tek Interi, që një prej atyre titujve e feston ende.

KUQEZI

Në jetën e Zlatanit, Milani erdhi pas Interit (dhe Barcelonës) në vitin 2010, në moshën 28- vjeçare, në kulmin e pjekurisë futbollistike. Një titull dhe një Superkupë ishin gjithçka fitoi si kuqezi, por ndjenjat e krijuara në atë epokë nuk janë fshikur me kohën. Milano është shtëpia e tij ku ai zgjodhi të rikthehej në janar të 2020-ës. Pak javë më parë firmosi për të rinovuar kontratën e tij. Për ta ripërtërirë përsëri. Pra, disa ditë para ndeshjes me vlerë Champions mes Juves dhe Milanit, Ibra në versionin kuqezi është dukshëm superior ndaj versionit bardhezi. 97 ndeshje me Milanin kundër 70 si juventin.

Edhe në fazë realizuese shkëlqen Zlatani milanist me 67 gola kundrejt 23 prej torinezi. Më shumë gola, por edhe mestarë më e mirë në Milano ku shënon 1 herë çdo 121 ndërkohë që për “Zonjën” vetëm 1 herë çdo 225 minuta. Superior Ibra kuqezi edhe në goditjet në total (58 me 46) drejt portës (4,2 me 3,4) në kuadrat (1,9 me 1,3) dhe pasime të sakta (74 me 67/). Sulmues për Milanin, por edhe njëri asist pasi dhuron një pasim vendimtar çdo 4 paraqitje, ndërkohë që te Juvja i nevojiteshin më shumë se pesë ndeshje. A do të mjaftojnë këto për ta kaluar peshën nga ana e Milanit? Do ta shohim të dielën.

Related posts

Mbappe çon në shtëpi Messin, por e gjitha është meritë e Ronaldos… (FOTO)

Sadik.Autor

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

“NUK ËSHTË E VËRTETË QË NAPOLI S’DONTE TË UDHËTONTE NË TORINO”/ Avokati i klubit: Humbja 3-0 në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment