Futboll Kategoria Superiore Sport

LOJTARI SHQETËSON VLLAZNINË/ Ja gjendja e sulmuesit da Silva përpara sfidës ndaj Kukësit…

Skuadra shkodrane pas barazimit me Teutën, që u konsiderua rezultat i pranueshëm, menjëherë ka nisur punën që të kthehet direkt te fitorja në përballjen e nesërme me Kukësin.

Trajneri Tomas Brdariç nuk duket i qetë para takimit me verilindorët, nisur nga gjendja e individëve të veçantë. Braziliani i sulmit, Viktor da Silva, dje nuk ka qenë pjesë e seancës stërvitore. Nga klubi mësohet se braziliani po vuan nga një shqetësim në gju, gjë të cilën e ka ankuar edhe më parë.

Megjithatë, drejtuesit e kanë shikuar si më të logjikshme që lojtari të vijojë terapinë mjekësore, duke mos marrë ngarkesë në fushë. Parimisht ekziston një ankth për gjendjen e sulmuesit, por me shumë gjasa braziliani do të sakrifikojë dhe do të jetë në fushë ndaj Kukësit. Nga ana tjetër stafi teknik ka një organikë të plotë për këtë përballje teje decizive.

Related posts

INAGUROHET STATUJA E IKONËS SË FUTBOLLIT/ Në aeroportin e Buenos Aires ju mirëpret… Maradona

Delo.autor

Luciano Spalletti komenton blerjet e reja dhe Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

ERIKSEN GATI TË RIKTHEHET TE FUTBOLLI I LUAJTUR/ Pritet firma me një klub të Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment