Futboll Sport

TETË TROFE TË FITUAR NË KARRIERË/ Lacio zgjedh pasuesin e Inzagit në stol

Simeone Inzagi vendosi të mos rinovojë kontratën dhe Lacion dhe do të ushtrojë profesionin e tij te rivakët e Interit.

Në këtë situatë drejtuesit e Lacios kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, për stolin është zgjedhur trajneri aktual i Marsejës, Andres Villas Boash. Ky i fundit pëlqehet shumë nga presidenti Klaudio Lotito, me të cilin do të ketë një takim në orët e ardhshme. Gjasat janë që një marrëveshje mes palëve të arrihet dhe trajneri portugez të marrë drejtimin e Lacios.

Boash ka pasur një karrierë të pasur si trajner, teksa ka fituar 8 trofe me skuadrat që ka drejtuar. Plot 4 trofe i fitoi me Porton në sezonin 2010-2011, ku mori Europa Ligën, kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Portugalisë. Gjithashtu me Zenitin në Rusi, ka fituar kampionatin, Kupën dhe Superkupën dhe gjithashtu ka fituar Superkupën e Francës me Marsejën, vitin e kaluar.

Related posts

E FUNDIT/ Agjentët e “Demit” Lautaro kapen mat në Itali, takim me Inter

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, Ekipi i Shkëmbit shtyn drejt sulmit

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Trajneri Dede me sulm të frikshëm ndaj “Demave”, ja formacioni i frikshëm…

Delo.autor

Leave a Comment