Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI SHEHI ME “DHIMBJE KOKE”/ Titullari i “bardhebluve” humbet ndeshjen ndaj Kastriotit. Ja gjendja e skuadrës…

Prej tri ditësh Elton Kale nuk stërvitet me skuadrën. Sulmuesi i krahut të majtë që hyri në Ballsh për disa minuta dhe doli në fund të ndeshjes, vazhdon të ketë probleme me shpatullën.

Ai vazhdon stërvitje të diferencuar dhe nuk do të luajë kundër Kastriotit. Me shumë mundësi do të ruhet për sfidën me Partizanin. Me mungesën e Jurgen Çelhakës, Halili kthehet titullar në vend të Kalesë.

Nga ana tjetër, Giamfi zë vendin e Çelhakës në mesfushë. Pjesa tjetër e ekipit është e njëjta që luajti në sfidën me Bylisin. Shtatë pikë larg është Tirana nga vendi i parë që mbahet nga Partizani.

Bardheblutë janë mundur dy herë nga të kuqtë në tri ndeshjet derbi të këtij sezoni. Gjithsesi, si fillim skuadra duhet të mund Kastriotin.

Related posts

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

ARSENAL-SHEFFIELD/ Xhaka dhe Mustafi titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LARGIM NË JANAR APO RINOVIM? Drejtori i Bayernit sqaron të ardhmen e James Rodriguez

Delo.autor

Leave a Comment