Champions League Futboll Sport

“REAL MADRID? ISHTE NDESHJE FANTASTIKE”/ Trajneri Tuchel: Finalja Champions? U jam mirënjohës lojtarëve dhe…

Tomas Tuhel është trajneri i parë që luan 6 herë kundër Realit të Madridit në Champions dhe nuk ka humbur kurrë. Ai ka marrë 2 fitore dhe 4 barazime. Një prej fitoreve më të bukura ishte ajo e djeshmja, e cila kualifikoi skuadrën e Çelsit në finalen e Champions-it, por ai nuk kënaqet me kaq dhe kërkon ta fitojë këtë trofe. Vlerëson maksimalisht futbollistët për ndeshjen e jashtëzakonshme që bënë kundër një ekipi të fortë si Reali i Madridit. Tuhel vlerëson portierin Mendi për pritjet dhe thotë se duhet të shënonin më shumë.

FINALJA – “Jam shumë i lumtur që e arritëm diçka të tillë. U jam mirënjohës lojtarëve dhe atyre që ma dhanë këtë mundësi. Futbolli është pasioni im. Arrita një tjetër finale dhe kjo është diçka shumë e bukur”.

SITI – “Mos më pyesni për këtë gjë tani. Më pyesni vetëm kur të jemi 4 ditë përpara finales. Mund të kemi dëmtime, mund të kemi lojtarë jashtë forme. Tani duhet thjesht të kemi shpresë për të arritur sa më mirë në atë ndeshje. Duhet të luftojmë të gjithë si skuadër, sepse ende nuk kemi bërë asgjë. Ne duam të shkojmë në finale për ta fituar këtë kompeticion madhështor”.

MENDI – “Edhe kundër Fulhamit ai bëri pritje të jashtëzakonshme. Është një portier i madh dhe me inteligjencë. Ia doli që ta mbante portën të paprekur sërish”.

REALI – “Sigurisht që ata janë të rrezikshëm sepse mund të shënojnë gol nga asgjëja, por u treguam të zotët dhe ne krijuam shumë raste. Skuadra nuk e humbi kurrë përqendrimin dhe u fokusua deri në fund. Ishte ndeshje fantastike”.

DOMINIMI – “Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe skuadra ishte e vendosur siç duhet në fushë. Mbrojtëm mirë dhe krijuam raste. Duhet të shënonim më shumë. Ishte një ndeshje fantastike dhe dua t’i uroj lojtarët për performancën që bënë”.

Related posts

Nga Seria A firmosi me Monaco, ky është 16-vjeçari më i shtrenjtë në botë

Q.Autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Emisioni i famshëm italian jep çmimin “special” për Paolo Maldinin

Delo.autor

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Rooney deklaron: Van Gaal ka qenë trajneri më përgatitur se…

Delo.autor

Leave a Comment