Futboll Sport

TREGON NDRYSHIMIN MES DY KLUBEVE/ Mbrojtësi Rami: PSG ka disa kampionë, ndërsa Manchester City ka lojtarë…

Adil Rami, ish-lojtar i Milan dhe Marseille tani te Boavista, ka folur për RMC Sport në lidhje me eliminimin e PSG-së nga Manchester City në gjysmëfinalet e Champions League.

Sipas mbrojtësit ekspert, mes dy formacioneve ka një ndryshim të qartë për sa i takon respektit për fanellën dhe klubin.

“Ajo që më befason është se skuadra franceze ka disa kampionë, ndërsa Manchester City është i përbërë nga profesionistë të vërtetë”, ka qenë komenti i Rami.

“Askush nuk duhet të jetë më lart se klubi ose të ndihet i tillë. Por kjo është ndjesia që kam patur nga Neymar. Kur drejton një klub dhe investon miliona, duhet të respektohesh nga të gjithë, duke përfshirë edhe kampionët. Secili duhet të japë kontributin e tij”.

Related posts

BAYERN MUNICH-SCHALKE/ Pas një kundërsulmi fantastik, Gnabryt shënon me portë të boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

MOMENT REFLEKTIMI/ Dinamo bën prova për ndryshimin e skemës, Shkëmbi me stil “italian” ndaj Tiranës

Delo.autor

Pas fitores 3-0 ndeshjen e parë, sot Milani ndryshon formacionin

Q.Autor

Leave a Comment