Futboll Premier League Sport

THUR ELOZHE PËR YJET E PREMIER/ Ish-sulmuesi Owen: Ata të dy mund të jenë në nivelin e Mbappe dhe Haaland

Kualifikimi në finalen e Champions League nga dy skuadra angleze (City dhe Chelsea) ka entuziazmuar ish-sulmuesin Michael Owen, i cili nuk i  ka kursyer elozhet për yllin e londinezëve Mason Mount dhe atë të Qytetarëve Phil Foden.

Ish-Topi i Artë beson se dy talentet anglezë mund të arrijnë në nivelin e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, duke dhuruar emocione të mëdha në Europianin e ardhshëm.

“Do të jetë shumë interesante të shihet Anglia në verë”, ka thënë Owen. “Mendoj se Mason Mount dhe Phil Foden do të jenë dy lojtarët më të mirë të botës në të ardhmen”.

“A do të jenë në një nivel me Mbappe dhe Haaland? Po, kanë talentin për ta bërë. Mendoj se Mount dhe Foden janë lojtarë të shkëlqyer dhe besoj se mund të bëhen mes futbollistëve më të mirë që Anglia ka parë ndonjëherë”.

Në lidhje me finalen e Champions-it:

“Do të jetë një betejë fantastike taktike mes dy mendjeve të mëdha, ato të dy trajnerëve. City është skuadra më e mirë e Europës, pa dyshim. Por, në një finale,Chelsea i ka të gjitha mundësitë për të fituar”.

Related posts

E PABESUESHME/ Mos e humbi këtë supergol, portieri shënon nga 80 metra (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Pas një asisti nga Muçi, Ismailgeci zhbllokon sfidën për “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Kampionati francez po rivalizon… Premier League

Delo.autor

Leave a Comment