Futboll Seria A Sport

TRIUMFOI NË COPPA ITALIA/ Buffon dhe e ardhmja: Nëse dikush është më i çmendur se unë, do ta ndjek…

“Nuk mund të kisha ëndërruar një mbrëmje më të mirë”. Gianluigi Buffon do ta përshëndesë Juventusin në fund të këtij sezoni me një Kupë të Italisë të fituar si protagonist, në finale kundër Atalantës.

Ajo e “Mapei Stadium” ishte ndeshja e fundit e portierit nga Carrara me bardhezinjtë. Dhe nuk mund të kishte mënyrë më të mirë për ta mbyllur. Pas ndeshjes, ai foli për ‘Rai Sport’: Ishte një emocion i shkëlqyeshëm, përfundimi në këtë mënyrë më bën krenar. Isha shumë i lumtur, ndava shumë aventura fitimtare me shokët e ekipit. Me fansat ishte ‘qershia mbi tortë’.

Shumë fjalë, sidomos për të ardhmen e veteranit (datëlindja 1978), i cili ende po kërkon stimuj përtej ngjyrave bardhezi: “Njerëzit e Juves do të jenë gjithmonë pjesë e jetës time, nuk është ky fund ai që do të ndryshojë asgjë. Mendoj se kam dhënë shumë dashuri, shumë krenari dhe shumë guxim, sa herë që dilja në fushë. Jam krenar për këtë. Pastaj, të gjitha gjërat duhet të marrin fund. Unë jam 43 vjeç, dikush duhet të bëjë zgjedhje që mund të duken jopopullore ose të çmendura. Por, nëse unë jam ky, është për shkak se ajo çikë çmendurie kurrë nuk më ka vendosur kufij.

Jam i lumtur kur ëndërroj. Thelbi i ekzistencës time është të mposht vetveten, të udhëtoj, ta çoj energjinë time në kufi. Unë madje mund të mendoj për ta lënë futbollin, jam i lumtur, i kënaqur. Por, nëse është dikush më i çmendur se unë, që më bën të imagjinoj diçka të madhe, e ndjek atë, sepse kjo është jeta. Po ashtu mund të zbres në Serie C dhe të ngjitem në Serie A… Gjithmonë kam kërkuar shumë nga vetja.

Kam pasur shumë kontakte në këtë periudhë, jam duke analizuar propozimet e marra. Ai që do të më duket më stimulues, kur të gjej një më të çmendur se unë, do ta ndjek. Nëse gjej një situatë që më stimulon, mendoj se jam një portier shumë i fortë”.

Qëllimi mund të jetë ai i Kupës së Botës 2022. Buffon do të bëhej i pari, që do të luante 6 të tillë, pasi humbi atë të vitit 2018: “Le të shohim se si do të arrij në dhjetor 2022. Për krenarinë që kam, nuk pres dhe nuk dua dhurata. Nëse dikush mendon se është e besueshme, shumë mirë. Përndryshe, qëndroj në shtëpi. Sfida e vërtetë është me veten time. Gruaja ime mund të më çojë në një udhë inteligjente dhe mund të më bëjë të mendoj në çdo kohë”.

Related posts

“Atletico” nuk di të fitojë/ Tani “Barcelona” vetëm tri pikë larg titullit

Sadik.Autor

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

DIVORC ME MILANIN/ Vëllai i Higuain replikë agjentit

Isa.Autor

Leave a Comment