Futboll Premier League Sport

U DËMTUA NË FINALEN E CHAMPIONS-IT/ Mesfushori De Bruyne rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, ja shkaku…

Mesfushori belg Kevin De Bryjne u dëmtua në finalen e Champions-it pas një përplasje me mbrojtësin e Çelsit, Rudiger.

Episodi ndodhi në minutën e 60 të sfidës, dhe De Bryjne u detyrua të dalë nga fusha pas dëmtimit në fytyrë. Ishte vet mesfushori i cili një ditë pas finales u shpreh për fansat e tij se kishte pësuar një frakturë në kockën e hundës dhe se duhej disa kohë të rikuperohej plotësisht.

Por një lajm aspak i mirë vjen për Belgjikën, teksa kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i Kampionatit Europian, De Bryjne rrezikon të mos grumbullohet me kombëtaren e tij për kompeticionin madhor.

Mungesa e 29 vjeçarit do të ishte një humbje e madhe për Belgjikën e cila do të humbte kështu një ndër shtyllat e ekipit.

Related posts

Partizani përgatit ofertë/ Gega kontakton ish-kandidatin e kombëtares së Shqipërisë

Isa.Autor

Ozil: Pse Podolskin dhe Klosen s’i quani polako-gjermanë, e mua më quani turko-gjerman, se jam mysliman?

Sadik.Autor

IU ARRESTUAN SHOKËT/ Ultrasit braktisin Juventus për ndeshjen ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment