Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Barcelona në krizë, Bayern Munich gati t’i “rrëmbejë” yllin e mesfushës…

Serxho Buskets mund të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut. Spanjolli që luan në Barcelonë mund të detyrohet, për shkak të problemeve financiare, të lërë klubin katalanas. Sipas “Carrusel Deportivo”, edhe pse ka një kontratë deri në 2023 me ta, Bajerni mund ta rrëmbejë atë në Mynih.

Ai shihet si njeriu i duhur për mesfushën e Julian Nagelsmanit, trajneri që do të drejtojë kampionët e Gjermanisë në sezonin e ardhshëm. Buskets mund t’i kushtojë Bajerni gati 30 milionë euro, edhe pse Hasan Salihamixhiç po punon për një çmim më të ulët. Kujtojmë se bavarezët ishin në ndjekje edhe të mesfushorit holandez, Xhini Vajnaldum, i cili zgjodhi t’i bashkohej Barcelonës ditët e fundit me parametra zero.

Kjo është një arsye më shumë për Busketsin që të zgjedhë Bajernin, duke parë që në sezonin që vjen, do të ketë shumë pak minuta në dispozicion. Vetë spanjolli në një media vendëse u shpreh pak ditë më parë se do t’i kërkonte klubit katalanas qartësi për pozicionin në skuadër.

“Jeta ime është lidhur shumë me këtë skuadër. Kam vite që jam pjesë e Barçës dhe kjo ka qenë ëndrra ime, por situata tani ka ndryshuar dhe mendoj që ka ardhur koha për të folur me drejtuesit dhe për të kërkuar se çfarë do të bëhet. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, edhe pse tani mendja ime është tek Europiani me Spanjën, një kompeticion që duam ta fitojmë”, u shpreh ishkampioni i botës dhe Europës me iberikët. Kujtomë se lojtari ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe që atëherë ka qenë pjesë e katalanasve duke fituar shumë tituj në Spanjë dhe jashtë saj.

Related posts

Barcelona gjen trashëgimtarin e Andres Iniesta, do të befasoheni…

Sadik.Autor

BRESCIA-INTER/ Fati është me “Zikaltërit, shikoni çfarë goli shënon “Demi” Lautaro (VIDEO)

Delo.autor

Një tjetër SUPER TALENT refuzon kombëtaren SHQIPTAR: Jam në pritje të Gjermanisë

Isa.Autor

Leave a Comment