Futboll Seria A Sport

U SHPALLËN KAMPIONË TË ITALISË/ Lautaro Martinez dhe Lukaku, njëzëri: Kështu e fituam titullin

Gjatë një dopiointerviste për “DAZN”, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez kanë treguar ringritjen e madhe të Interit drejt titullit. “Për mua ndeshja ku nisëm rrugëtimin drejt trofeut ishte ajo kundër Sasuolos, – ka shpjeguar bomberi belg.

– Atje kemi ndryshuar mënyrë të luajturi dhe nisëm të jemi më kompaktë. Pas Atalantës thashë: ‘OK, tani mbaroi. Jemi për titull’. Nuk munde ta thosha, por e mendova menjëherë. Pasi mposhtëm Juventusin duhej ende të luanim kundër Milanit, Atalantës dhe Lacios. Krahasuar me sezonin e kaluar kemi fituar më shumë përballje direkte: kemi treguar se jemi më të fortë”.

GJITHMONË I DYTI – Lautaro ndërkohë ka treguar takimin e parë me shokun e repartit. “Kur Romelu u transferua unë ndodhesha tek Interi prej një viti. Ditën e parë që e takova, më tha: ‘Do të të bëj të shënosh shumë gola’. Nga atje nisi gjithçka”. Argjentinasi ka shpjeguar edhe kthesën e skuadrës: “Pas humbjes kundër Milanit dhe daljes nga Liga e Kampioneve ndryshuam shumë mentalitetin dhe mënyrën e të punuarit, pasi donim vërtet të fitonim diçka. Në fund mendova se do të kishim arritur më pranë në terma pikësh, nuk e imagjinoja këtë diferencë. Gjithçka ishte e jashtëzakonshme edhe për mua, meqenëse kam arritur gjithmonë i dyti.

LUKAKU PËR BARELËN DHE ERIKSENIN – Lukaku ka folur për raportin me Barelën: “Është zëri i skuadrës. Flet gjithmonë. Me të bëjmë polemikë çdo ditë. Në mëngjes shkon gjithçka mirë, më pas porsa i drejtohemi fushës nisim të thumbohemi. Jemi disi të çmendur. Kemi nevojë për këtë sepse na jep energji. Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë gati të shkojnë në luftë dhe ne të tillë kemi shumë”. Fjalë të ëmbla për Eriksenin: “Është një artist, kujtoj stërvitjen e parë që zhvilloi këtu. Shënoi dy gola të mrekullueshëm nga jashtë zone. Unë ndala stërvitjen dhe thashë: ‘Trajner, epo mirë, mund të ndalemi këtu’”.

LAUTARO PËR HAKIMIN, DARMIANIN DHE KONTEN – Lautaro ka nënvizuar rëndësinë e Hakimit dhe Darmianit: “Është një personazh, edhe pse në fillim e pati disi të vështirë, por tani është integruar plotësisht. Po mëson italishten, stërvitet në maksimum. Darmian ka sjellje prej profesionisti, stërvitet gjithmonë mirë, luan në të djathtë, në të majtë… Nëse ia kërkon bën edhe portierin. Lojtarë si ai janë thelbësorë për skuadrën”.

TË DY PËR KONTEN – Lidhur me raportin me Konten. “Në nivel human edhe ai këtë vit është rritur. Kur ndien besimin e grupit jep akoma më shumë, – deklaroi Lukaku. “Dëshiron të përmirësohet çdo ditë, edhe tani. Titullin e kemi fituar, por ai vazhdon të jetë i karikuar për ndeshjet e ardhshme. Edhe kur arbitri po jep shtesën dhe ndeshja po përfundon ai bërtet: ‘Hajde se nisi ndeshja, zgjohuni’”, përfundoi Lautaro.

Related posts

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Pesë skuadra në “gjumë”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

Lopetegui, zgjedhja e fundit/ Ja trajnerët që kontaktoi Perez, pas ikjes së Zidane

Isa.Autor

“NJËSOJ SI SHQIPËRI-SERBI”/ Përsëritet droni si në Beograd, ndodh në Luksemburg (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment